KLP cakton Genti Xholin në krye të Apelit të Tiranës, pas shkarkimit të Dritan Pekës

Nga Exit News
KLP cakton Genti Xholin në krye të Apelit të Tiranës, pas shkarkimit të Dritan Pekës

Këshilli i Lartë i Prokurorisë caktoi të martën prokurorin Genti Xholi si drejtues të Prokurorisë së Apelit të Tiranës.

Vendimi i KLP erdhi pas shkarkimit të drejtuesit të mëparshëm, Dritan Peka nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Në korrik 2020 KPA vendosi të hetojë nga e para Pekën në të trija kriteret; pasurinë, figurën dhe profesionalitetin. Ky vendim erdhi pasi Komisioneri Publik ankimoi vendimin të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që konfirmonte Pekën në detyrë.

Komisioneri Publik argumentoi se  vendimi i KPK-së kishte probleme përsa i përket hetimit ndaj prokurorit Peka dhe KPA duhej të vendoste shkarkimin e tij për deklarim të pamjaftueshëm dhe për cënim të besimit të publikut te drejtësia.

Komisioneri po ashtu paraqiti disa denoncime të reja dhe kërkoi hetimin e tyre dhe një analizë të re financiare nga Kolegji. KP pretendoi se Peka rezultonte me bilanc negativ në disa vite.

Më 4 mars, KPK konfirmoi në detyrë kryeprokurorin e Apelit Tiranë, Dritan Peka, pavarësisht problemeve me pasurinë.

Me 22 prill Komisioneri Publik Darjel Sina apeloi në KPA, vendimin e KPK-së dhe kërkoi shkarkimin e tij.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>