
Menjëherë pas zgjedhjes së Prokurorës së Përkohshme të Përgjithshme, duket se edhe anëtari i shoqërisë civile, që nuk lejoi formimin e KLP-së, është drejt përzgjedhjes.
Sot Komisioni I shoqërisë civile ka dërguar në Kuvend katër propozimi nga shoqëria civile për të qenë pjesë e KLP-së.
Katër kandidatët kanë zhvilluar më herët seancë dëgjimore me Avokatin e Popullit dhe janë vlerësuar me këtë rend:
– Entela Baci Hoxhaj me 81 pikë;
– Andi Murataj me 79,5 pikë;
– Mimoza Qinami 79 pikë;
– Alfred Balla 69 pikë.
Një prej këtyre kandidatëve do të votohet nga parlamenti për të qenë pjesë e KLP-së.