Gjykata Kushtetuese nuk duket se do të jetë i vetmi institucion që do të mungojë në sistemin e drejtësisë shqiptare pas reformës në drejtësi.
Dy institucionet më të rëndësishme të sistemit, Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) që, ndër të tjera, kanë për detyrë emërimin e prokurorëve dhe magjistratë të rinj, duket se do të kenë të një fat si Kushtetuesja: do vazhdojnë të mbeten peng të procesit të ngadaltë të zbatimit të reformës.
Deri më tani rreth 38 përqind e magjistratëve të listës prioritare të vetingut, të cilët janë konfirmuar në detyrë nga KPK, duhet të presin ende një vendim nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, pasi Komisionerët Publikë kanë ankimuar vendimet për to.
Exit.al, në një artikull të mëparshëm, ka publikuar listën e kandidatëve magjistratë për të cilët, aktualisht, vendimi i KPK-së që i konfirmon ata në detyrë është apeluar. Këta kandidatë kanë kandiduar për pozicione në KLP, KLGJ, KED dhe Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë.
Ndaj tyre, ‘shkalla e pare’ e vettingut ka hapur dritën jeshile për të qënë pjesë e gjyqësorit dhe për të vazhduar me kandidimin në institucionet kyçe të drejtësisë. Megjithatë këta kandidatë nuk kanë arritur të bindin insitucionet e tjera të procesit, ONM dhe Komisionerët Publikë, veçanërisht në lidhje me justifikimin e pasurisë, ndaj vendimet për to janë ankimuar në KPA.
Kjo e fundit akoma nuk ka shpallur asnjë njoftim lidhur me datat e shqyrtimit të këtyre subjekteve.
E deri në përfundim të procesit në KPA, pra me marrjen e një vendimi të formës së prerë, këta prokurorë dhe gjykatës do t’i duhet të presin për të parë nëse do jenë ose jo pjesë e gjyqësorit, e më tej nëse do vazhdojnë të kandidojnë për institucionet e sipërpërmendura.
Pra duket se institucionet e reja të drejtësisë jo vetëm që nuk do jenë gati brenda këtij viti siç është propaganduar nga qeveria dhe ambasadorët e huaj, por rruga drejt krijimit të tyre duket e largët, duke e lënë sistemin gjyqësor në kolaps edhe për disa kohë.
Kandidatët për KLP
Të konfirmuar:
Në pritje të vendimit nga KPA
Në pritje të seancës dëgjimore me KPK
- Besnik Cani
- Shpëtim Kurti
- Ramadan Troci
Kandidatët për KLGJ
Të konfirmuar në detyrë
Në pritje të seancës dëgjimore me KPK
Në pritje të vendimit nga KPA