Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka caktuar përkohësisht 8 prokurorë të rinj, 6 kryeprokuror në rrethe dhe 2 prokurorë. Emërimet do të jenë të vlefshme për një perjudhë 3-mujore.
Vendimet e marra nga KLP janë:
Miratimi i ngritjes në detyrë të prokurorit Abaz Muça, kandidat për Drejtues të Prokurorisë Mat dhe Gentian Stoja, Drejtues i Prokurorisë Korçë.
Emërimi i 6 drejtuesve të rinj:
Albert Murçaj, Drejtues i Prokurorisë Shkodër;
Ludovik Dodaj, Drejtues i Prokurorisë Durrës;
Lorenc Mërkuri, Drejtues i Prokurorisë Sarandë;
Asllan Bajramaj, Drejtues i Prokurorisë Përmet;
Aurel Zarka, Drejtues i Prokurorisë së shkallës së parë Vlorë;
Erion Çela, Drejtues i Prokurorisë së Apelit Vlorë;
Gjon Fusha, Drejtues i Prokurorisë së Apelit Gjirokastër.
Emërimi i 2 prokuroreve të reja: Irena Çunoti, prokurore në Prokurorinë e Korçës; dhe Afërdita Ndoi, prokurore në Prokurorinë e Durrësit.
Kryerja e praktikës për 23 kandidatë magjistratë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.
Vlerësimi profesionalisht subjektin e rivlerësimit kalimtar, prokurorit Endrit Bimi.
Caktimi me short Bujar Sheshi, si relator për procedurën e ngritjes në detyrën e drejtuesit, të prokurorit Ludovik Dodaj, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës.