Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi dje emërimin e 6 prokurorëve të rinj, student të diplomuar nga Shkolla e Magjistraturës.
Me unanimitet të plotë, gjashtë prokurorët e rinj do të plotësojnë gjashtë vende në prokuroritë e rretheve të mbetura bosh nga largimet e bëra jatë procesit të vetingut.
Gjashtë prokurorët e rinj janë:
-Eliona Elezi, në Prokurorinë e Shkallës së Parë në Krujë;
-Erida Visoçi, në Prokurorinë e Shkallës së Parë në Vlorë;
-Mediana Meta, në Prokurorinë e Shkallës së Parë në Kavajë;
-Françesk Ganaj, në Prokurorinë e Shkallës së Parë në Lezhë;
-Odeta Todorushi, në Prokurorinë e Shkallës së Parë në Korçë;
-Albjona Papajani, në Prokurorinë e Shkallës së Parë në Berat.
Pëmes Komisionit e tij të Karrierës, KLP vendosi metodën e punës që do të përdorë për emërimin e prokurorëve të sapodiplomuar: bërjen e një vlerësimi dhe verifikimi paraprak të figurës dhe pasurisë.
Për gjashtë prokurorët e rinj, KLP i kishte kërkuar informacion të gjithë institucioneve ligjzbatuese para emërimit të tyre.
Në seancën plenare, relatoret lexuan raportet e verifikimit të figurës dhe pasurisë për secilin prej tyre dhe më pas votuan për emërimin e tyre.