3 kandidatë për kreun e SPAK, sot afati i fundit për aplikim

Nga Stafi i Exit
3 kandidatë për kreun e SPAK, sot afati i fundit për aplikim

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) emëroi sot 8 nga 15 anëtarët e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Kushteta thotë se për funksionimin e SPAK-ut duhen minimumi 10 anëtarë.

Prokurorët e emëruar janë:

  • Altin Dumani, Prokuroria e Apelit Tiranë
  • Arben Kraja, Prokuroria e Përgjithshme
  • Behar Dibra, Prokuroria e Krimeve të Rënda
  • Edvin Kondili, Prokuroria e Krimeve të Rënda
  • Elida Celami (Kaçkini), Prokuroria e Tiranës
  • Ened Nakuçi, Prokuroria e Krimeve të Rënda
  • Enkeleda Millonai, Prokuroria e Elbasanit
  • Klodian Braho, Prokuroria e Krimeve të Rënda

Emërimet morën nga 11 vota dhe Kryetari i KLP-së, Gent Ibrahimi tha se ato do të hyjnë në fuqi më 19 dhjetor pas betimit te Presidenti.

Gjatë mbledhjes së sotme KLP hapi edhe garën për drejtuesin e SPAK-ut, drejtuesi i së cilës do të zgjidhet mes 8 anëtarëve të emëruar. Ata kanë 15 ditë kohë për të paraqitur kandidaturat. Mandati i kryetarit është 3 vjeçar. Kryetari më pas do të ketë në dorë nisjen e procedurës për plotësimin e SPAK me prokurorë të tjerë në mënyrë që të plotësohet numri minimal prej 10 prokurorësh që kërkon Kushtetuta.

Kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi, propozoi që çdo anëtar të votojë për kryetarin e SPAK-ut duke shpjeguar pikëzimin e tij një formular pasi të njihen me platformën konkurruese të secilit kandidat.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>