KLP emëron anëtaren e re të SPAK

KLP emëron anëtaren e re të SPAK

Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi sot prokuroren Doloreza Musabelliu si anëtare të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar SPAK.

Ajo do të ketë një mandat 9-vjeçar, por pa të drejtë riemërimi.

Vendimi i KLP-së i është nisur direkt Presidentit Meta dhe pritet që ceremonia për betimin e saj të bëhet sot.

Doloreza Musabelliu është prokurorja e nëntë që i bashkohet SPAK-ut, i cili ka nisur punën në mënyrë antikushtetuese me vetëm 8 prokurorë nga 10 që parashikon kushtetuta.

Doloreza Musabelliu kaloi vetingun në dhjetor 2019. Ajo ka punuar më parë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

KLP e renditi zonjën Musabelliu të pestën për nga aftësitë në listën me 15 kandidatë për SPAK.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme