
Këshilli i Lartë i Prokurorisë emëroi dy drejtuesit e prokurorisë së Korçës dhe Matit. Dhorina Theodhori u emërua drejtuese e Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë Korçë. Abaz Muça u emërua në pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë Mat.
Deri më tani KLP ka emëruar 10 drejtuesë të rinj në prokuroritë e vendit. Në 13 korrik KLP emëroi edhe 6 drejtuesë të rinj:
Albert Murçaj, Drejtues i Prokurorisë Shkodër;
Ludovik Dodaj, Drejtues i Prokurorisë Durrës;
Lorenc Mërkuri, Drejtues i Prokurorisë Sarandë;
Asllan Bajramaj, Drejtues i Prokurorisë Përmet;
Aurel Zarka, Drejtues i Prokurorisë së shkallës së parë Vlorë;
Erion Çela, Drejtues i Prokurorisë së Apelit Vlorë;
Gjon Fusha, Drejtues i Prokurorisë së Apelit Gjirokastër.