Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka hapur garën për vendin vakant të Gentian Osmanit. Gentian Osmani u shkarkua nga detyra nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit në korrik të këtij viti.
Sipas burimeve të Ora News, për këtë vend kanë kandiduar prokurorja Esmeralda Cami dhe prokurori Vladimir Mara.
Esmeralda Cami (Keshi) aktualisht është drejtuese e Prokurorisë në Dibër. Ajo ka kaluar me vendim të formës së prerë procesin e vetingut. Zonja Cami është kunata e Arben Keshit, drejtorit të Ministrisë së Brendshme, i kapur në përgjimet e prokurorisë si person kyç në skemën e shit-blerjes së votave dhe frikësimit të qytetarëve për të votuar kandidatin socialist, në zgjedhjet vendore 2016 në Dibër. Së fundmi ajo rregjistroi në kundërshtim më ligjin kalimin e dosjes për hetimin e vjedhjes së votave në Dibër.
Vladimir Mara është prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Prokurori Mara kaloi me vendim të formës së prerë procesin e vetingut. Zoti Mara ka qënë prokuror i disa çështjeve të rëndësishme si ajo e ish ministrit të brendshëm Saimir Tahiri dhe e kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako. Prokurori Mara ishte kandidat për SPAK, por u skualifikua nga KLP për të .