Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka kualifikuar 26 nga 30 kandidaturat e prokurorëve për drejtues të prokurorive të Apelit dhe Shkallës së Parë.
KLP njofton se thirrjes për vendet drejtuese të prokurorive iu përgjigjën 30 prokurorë.
Komisioni i Zhvillimit të Karrierës ka skualifikuar nga kandidimi 3 prokurorë se nuk plotësonin kushtin ligjor, 4 vjet eksperiencë në nivelin për të cilin kandidojnë.
Gjithashtu, Komisioni për Zhvillimin e Karrierës vendosi skualifikimin e katër kandidatëve pasi vlerësoi se aplikimi i tyre (në rrugë elektronike dhe postare) ka ardhur jashtë afateve të përcaktuara në shpalljen e interesit.
Në Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Lushnjë, Lezhë, Mat, Pogradec dhe Kurbin ka vetëm një kandidat të kualifikuar për drejtimin e prokurorisë së Shkallës së Parë të rrethit.
Komisioni për Zhvillimin e Karrierës, vendosi kualifikimin e kandidatëve sipas listës më poshtë:
- Elizabeta Imeraj për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Tiranë
• Anita Jella për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Tiranë Durrës
• Kreshnik Ajazi për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Elbasan
• Violeta Shkurta për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Fier
• Dhorina Theodhori për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Korçë
• Gentian Stoja për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Korçë
• Petrit Çano për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Krujë
• Rita Gjati për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Krujë
• Rita Gjati për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Kukës
• Farie Vata për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Kukës
• Arben Dyla për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Lushnje
• Erion Shehaj për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Lezhë
• Abaz Muça për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Mat
• Dorina Bejko për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Pogradec
• Lorenc Mërkuri për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Sarandë
• Sali Hasa për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Sarandë
• Albert Murcaj për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Shkodër
• Arben Smaçi për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Shkodër
• Marsida Frashëri për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Shkodër
• Erion Çela për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Vlorë
• Aurel Zarka për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Vlorë
• Albert Kuliqi për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Vlorë
• Arben Nika për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Kurbin
• Genti Xholi për Drejtues Prokuroria e Apelit Tiranë
• Ludovik Doda për Drejtues Prokuroria e Apelit Durrës
• Gjon Fusha për Drejtues Prokuroria e Apelit Gjirokastër
Janë 18 prokurori sipas listës më sipër ku vazhdon procedura e kandidimit. Ndërkohë në 10 prokurori ku ose nuk ka pasur kandidatë, ose janë skualifikuar kandidatët, në mbështetje të nenit 90 të Kodit të Procedurave Administrative, përfundon procedura e ngritjes në detyrën e drejtuesit.