KLP liston kandidatët për SPAK, Mara e Prençi kandidatë kryesor

Nga Exit News
KLP liston kandidatët për SPAK, Mara e Prençi kandidatë kryesor

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) miratoi sot listën e kandidatëve për Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK).

Kandidatët janë:

  1. Dorina Bejko
  2. Dritan Prençi
  3. Sotir Kllapi
  4. Vladimir Mara

Kandidatët kryesor janë Vladimir Mara dhe Dritan Prençi. Në dhjetor të 2019 KLP transferoi përkohësisht prokurorët Dritan Prençi dhe Vladimir Mara pranë SPAK. Drejtuesi i SPAK i kërkoi KLP të transferonte dy prokurorë, përkatësisht zotin Prençi dhe zotin Mara, për shkak të volumit të madh të çështjeve.

Vladimir Mara ushtronte detyrën pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Prokurori Mara kaloi me vendim të formës së prerë procesin e vetingut. Zoti Mara ka qënë prokuror i disa çështjeve të rëndësishme si ajo e ish ministrit të brendshëm Saimir Tahiri dhe e kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako. Prokurori Mara ishte kandidat për SPAK, por u skualifikua nga KLP për të.

Dritan Prençi gjithashtu ushtronte funksionin pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Prokurori Prençi kaloi vetingun me vendim të formës së prerë dhe ka qënë prokuror i disa çështjeve të rëndësishme si ajo e ish ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, Orest Sotës dhe e financierit të Habiljave Nezar Seiti. Më 16 korrik, KLP skualifikoi nga gara për në SPAK prokurorin Prençi.

SPAK u krijua u themelua më 25 nëntor 2019, me 8 prokurorë, nga 10 që kërkon Kushtetuta.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>