
Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi sot hapjen e 35 vendeve për prokurorë në Shkollën e Magjistraturës për vitin akademik 2020-2021.
Vendimi u mor sot në mbledhjen e KLP-së me 10 vota pro.
Që prej vitit 2018, numrin i vendeve vakante në Shkollën e Magjistraturës për prokurorë e gjyqtarë është rritur vazhdimisht, pasi shumë magjistratë janë shkarkuar gjatë procesit të vetingut duke sjellë shumë vende vakante në institucionet e drejtësisë.
Në dy vite veting, 125 magjistrantë janë shkarkuar ose dorëhequr gjatë dy viteve të procesit të vetingut, duke lënë mangësi në gjykatat dhe prokuroritë kryesore të vendit.