KLP miraton rregulloren e re: Drejtuesit e Prokurorive të zgjidhen me garë jo me komandim

Nga Exit News
KLP miraton rregulloren e re: Drejtuesit e Prokurorive të zgjidhen me garë jo me komandim

Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi të mërkurën rregulloren për emërimin e drejtuesve të prokurorive.

Në një njoftim në faqen zyrtare, KLP shkruan se rregullorja e re do t’i japë fund emërimit të përkohshëm të drejtuesev të prokurorisë.

“Pas diskutimeve mbi draftin e përgatitur nga Komisioni për Zhvillimin e Karrierës, Këshilli ka miratuar në unanimitet “Rregulloren mbi kriteret dhe procedurat e ngritjes në detyrë në pozicionin e Drejtuesit në Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm”. Kjo rregullore përbën një hap vendimtar në drejtimin e ndërprerjes së caktimeve të përkohshme të prokurorëve në pozicione drejtuese.”

KLP gjithashtu njofton se drejtuesit e prokurorive do të zgjidhen me garë në bazë të meritokracisë.

“Miratimi i kësaj rregullore i hap rrugë procesit të konkurrimit në bazë të meritokracisë të prokurorëve në pozicione drejtuese. Ky është nga proceset më të rëndësishme të përmbyllura nga Këshillit, që sikur se përmendem më lart, i jep fund procedurës së caktimit të përkohshëm të drejtueseve te prokurorive, i cili në jo pak raste, ka qenë një zgjedhje në kushte emergjence dhe jo mbi bazën e konkurrimit mbi kriteret të paracaktuara duke shkaktuar pa kënaqësi të natyrshme në radhën e prokurorëve.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>