
Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi sot të përgjysmojë pagat e muajit prill, për 9 anëtarë e saj, për shkak të koronavirusit.
Në mbledhjen e zhvilluar sot, KLP vendosi t’i japë Ministrisë së Financave shumën prej 7.8 milionë lekë nga fondi i institucionit, planifikuar për tu përdorur për vitin 2020.
Më herët Prokurori i Përgjithshëm iu kërkoi gjyqtarëve, prokurorëve dhe oficerëve të policisë gjyqësore, të solidarizohen me qytetarët e prekur nga pandemia dhe të dhurojnë një pjesë të pagës së tyre.