
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pezulloi nga detyra kryeprokurorin e Kukësit Edmond Kariqi.
Kariqi u arrestua para disa ditësh në Kavajë me akuzën e marrjes së rryshfetit për lehtësimin e akuzës.
Prokurori, sipas përgjimeve të SPAK kishte marrë 2 mijë euro për lehtësimin e akuzës ndaj një personi të kapur me 4 gr kanabis, në Kukës.
Aktualisht, prokurori ndodhet në burg.
KLP po shqyrton edhe pezullimin nga detyra të prokurorit të Vlorës, Maksim Sota i arrestuar në kuadër të operacionit antidrogë ‘Shpirti’.