Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi të transferojë prokurorët e mbetur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në prokuroritë e rretheve gjyqësore.Ish Prokurorja e Përgjithshme në detyrë Arta Marku u emërua në Prokurorinë e Apelit Tiranë, ndërsa ish drejtuesja e Krimeve të Rënda Donika Prela në Prokurorinë e shkallës së parë Tiranë.
Më poshtë do të gjeni listën e prokurorëve dhe prokuroritë pranë të cilave janë transferuar.
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë
- Arens Çela
- Blerim Tominaj
- Besim Hajdarmataj
- Doloreza Musabelliu
- Elisabeta Imeraj
- Manjola Kajana
- Vladimir Mara
- Sonila Muhametaj
- Pranvera Pustina
- Donika Prela
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër
- Përparim Kulluri
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Korçë
- Eugen Beci
Prokuroria e Apelit Tiranë
- Artan Bajrami
- Arta Marku
Një pjesë të funksioneve të PKR-së do të vazhdojë t’i kryejë SPAK,i cili u themelua më 25 nëntor 2019, me 8 prokurorë. SPAK pritet të fillojë punën pas betimit të prokurorëve tek Presidenti Meta.