KLP shtyn miratimin e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm

KLP shtyn miratimin e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) shtyu mbledhjen për miratimin e listës me kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm.

Sot KLP do të miratonte listën e katër kandidatëve Arta Marku, Olsian Çela, Fatjona Memçaj dhe Lulzim Alushaj, në mënyrë që të vazhdonte më përzgjedhjen e tre prej tyre. Këta do t’i dërgohen më pas Parlamentit, i cili do të përzgjedhë Prokurorin e ri të Përgjithshëm.

Mbledhja u shty për shkak se Komisioneri Publik nuk e kishte informuar KLP-në nëse do ta ankimonte apo jo vendimin për konfirmimit në detyrë të prokurorit Olsian Çela. Mbledhja e rradhës do të zhvillohet ditën e mërkurë në orën 10.

Institucioni i Komisionerit Publik reagoi pas arsyetimit të KLP-së për shtyrjen e mbledhjes, duke sqaruar se afati që ligji i jep këtij institucioni për të ankimuar një konfirmim, në këtë rast të prokurorit Çela, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit përfundon sot. Ata theksuan se çdo ankim i tyre ndaj vendimeve të KPK-së publikohet menjëherë në faqen zyrtare të Komisionerit Publik.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>