KLP zgjedh drejtuesin e ri të Prokurorisë së Apelit të Krimeve të Rënda

KLP zgjedh drejtuesin e ri të Prokurorisë së Apelit të Krimeve të Rënda

Këshilli i Lartë i Prokurorisë(KLP) zgjodhi në krye të Prokurorisë së Apelit të Krimeve të Rënda, prokurorin Altin Dumani. Kandidatura e tij u votua unanimisht nga KLP ditën e sotme.

Altin Dumani ka përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë dhe në vitin 2004 u emërua prokuror në Prokurorinë e Tiranës. Ai ka qënë drejtues i Shërbimit të Task Force për Antikorrupsionin në vitin 2008 dhe aktualisht mbante detyrën e prokurorit në Prokurorinë e Apelit.

Gjithashtu, ai është një nga kandidatët për Prokurorinë Speciale (SPAK) që pritet të krijohet në muajt në vijim.

Prokurori Dumani është pjesë e listës së publikuar nga KPK në muajin nëntor për  prokurorët dhe gjyqtarët që do t’i nënshtrohen vetingut.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>