KLP zgjedh Komisionin që do të vlerësojë kandidatët e SPAK

KLP zgjedh Komisionin që do të vlerësojë kandidatët e SPAK

Këshilli i Lartë i Prokurorisë përzgjodhi sot me short anëtarët e Komisionit të Posaçëm që do të bëjnë vlerësimin e kandidatëve për në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK).

Ky komision do të përbëhet nga Arben Dollapaj, Bujar Sheshi, Besnik Cani, Sandër Beci dhe Tartar Bazaj.

Komisioni i Posaçëm do të ketë 6 javë kohë për të vlerësuar anën profesionale të 27 kandidatëve për të qenë pjesë e SPAK. Ky proces pritet të nisë brenda ditës së premte, 5 prill.

Pas vlerësimit të dosjes, Komisioni i Posaçëm do të zhvillojë intervista me kandidatët e kualifikuar.

Komisioni do të bëjë përzgjedhjen e kandidatëve duke marrë parasysh aftësinë e tyre për të hetuar me efiçensë, aftësinë për të konfiskuar pasuritë e krimit të organizuar, si dhe integritetin. Procesi i përzgjedhjes së kandidatëve pritet të marrë kohë, për shkak të volumit të dosjeve të kandidatëve dhe të procesit të vetingut. Vetëm pesë nga kandidatët i janë nënshtruar procesit të vetingut.

SPAK duhet të përbëhet nga 15 prokurorë, megjithatë kreu i KLP-së Gent Ibrahimi la të hapur mundësinë që fillimisht SPAK të ketë më pak anëtarë.

Lista e plotë e kandidaturave për në SPAK

Të konfirmuar në detyrë me vendim përfundimtar nga institucionet e vetingut:

Arben Kraja
Besnik Muçi
Dritan Prençi
Vate Staka

Të konfirmuar në detyrë, por pa vendim përfundimtar nga institucionet e vetingut:

Donika Prela

Ende të pakonfirmuar në detyrë, por me hetimin e hapur nga KPK:

Anton Martini
Behar Dibra
Besim Hajdarmataj
Doloreza Musabelliu
Edvin Kondili
Eugen Beci
Klodian Braho
Vladimir Mara
Altin Dumani
Enkelejda Millonai
Elizabeta Imeraj
Manjola Kajana

Ende të pakonfirmuar në detyrë dhe pa hetim të hapur nga KPK:

Eneid Nakuçi
Shkëlzen Cena
Fatmir Hoxhaj
Dorina Bejko
Enkeleda Osmani
Elida Kackini
Maksim Sota
Ndini Tavani
Irena Nino
Anita Jella

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>