KLSH kallëzon 15 zyrtarë për shpërdorim detyre

KLSH kallëzon 15 zyrtarë për shpërdorim detyre

Pas kallëzimit për shpërdorim detyre të drejtorit të Spitalit Psikiatrik në Vlorë, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në prokurori dhe disa zyrtarë dhe ish zyrtarë, që akuzohen kryesisht për shpërdorim fondesh. Denoncimet e KLSH vijnë pas auditit të fundit në institucionet shtetërore, i cili zbuloi rreth gjysmë miliardi euro “të humbura”.

Kështu KLSH:

-kallëzoi 5 ish-regjistrues dhe 2 punonjës të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtëshme në Korçë, për privatizime të paligjshme të pronave shtetërore, duke shkaktuar rreth 296 mijë euro dëm në buxhetin e shtetit;

kallëzoi një ish-drejtor dhe 3 ish-përgjegjës sektori të ALUIZNI-t në Korçë për legalizime të paligjshme, që kanë shkaktuar një dëm prej rreth 431 mijë eurosh në buxhetin e shtetit;

-kallëzoi 2 ish-drejtorë dhe 2 specialistë të Komisionit Vendor të Verifikimit të Titujve të Pronësisë në Lezhë për mosrespektim të ligjit në menaxhimin e tokës shtetërore, duke shkaktuar një dëm prej 83 mijë eurosh në buxhetin e shtetit.

Deri më tani KLSH ka dërguar në prokurori vetëm rastet e abuzimit në vlera relativisht të vogla. Dëmi më i madh në buxhetin e shtetit, zbuluar gjatë auditit ishte shkaktuar nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN), Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit (AMLF) dhe nga UKT Tiranë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>