KLSH kallëzon në SPAK 5 zyrtarë të Ministrisë së Brendshme për shkelje në tendera

Nga Exit News
KLSH kallëzon në SPAK 5 zyrtarë të Ministrisë së Brendshme për shkelje në tendera

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar penalisht 5 funksionarëve të Ministrisë së Brendshme në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK.

Kallëzimi vjen pas një auditimi të KLSH në ministrinë e Brendshme ku janë gjetur shkelje në lidhje me dhënien e disa tenderëve.

Konkretisht, sipas KLSH në tenderët për ndërtimin e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, Komisariatit të Policisë Nr.4 Tiranë, Komisariatit të Policisë Pogradec dhe Komisariatit të Policisë Mirditë është cënuar barazia mes pjesmarrësve dhe ka rritje të paargumentuar të kostove të ndërimit.

Zyrtarët janë kallëzuar në SPAK për krimin “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>