KLSH: Kompania “Vëllezërit Hysa” përfshirë në korrupsionin e tenderit të Spitallës

KLSH: Kompania “Vëllezërit Hysa” përfshirë në korrupsionin e tenderit të Spitallës

Kompania Vëllezërit Hysa, e cila ka shërbyer si kompani fasadë për të krijuar formalisht “konkurencë” në projektin për rindërtimin e Unazës së Re, është pjesë e konsorciumit fitues të koncesionit 99-vjeçar të zonës ekonomike të Spitallës në Durrës.

Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), ky konsorcium u shpall fitues në shkelje të ligjit. Pas auditit të kryer në Komisionin e Prokurimeve Publike, KLSH kërkoi anullimin e kontratës koncesionare të zonës ekonomike të Spitallës dhe ndjekjen penale për gjashtë anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

KLSH gjeti një sërë shkeljesh ligjore në procesin e vlerësimit të ofertave, që çopi në shpalljen nga Ministria e Ekonomisë si futues të ofertuesit e të gabuar:

“Nga auditimi […] u konstatua se vlerësimet individuale, të kryera nga specialistët e fushës për kriteret respektive, nuk janë marrë në konsideratë nga KVO (Komisioni i Vlerësimit të Ofertave), duke ndryshuar padrejtësisht edhe rezultatin përfundimtar të operatorëve ekonomikë konkurues.”

Fituesi i koncesionit për ndërtimin, zhvillimin, mirëmbajtjen dhe operimin e Zonës së Teknologjisë dhe Zhvillimit Ekonomik (ZTZHE) të Spitallës, në Durrës, u shpall nga Ministria e Ekonomisë në gusht 2017.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>