Koalicionet opozitare në Mal të Zi kanë rënë dakord për parimet mbi të cilat do punojë qeveria e ardhshme.
Takimi mes tre koalicioneve opozitare, “Për ardhmërinë e Malit të Zi, “Paqja është kombi ynë” dhe “E bardha në të zezë” të cilët fituan shumicën në parlamentin malazez, vendosi:
– zbatimin me përgjegjësi të detyrimeve ndërkombëtare
– zbatimin e reformave të nevojshme për antarësimin në BE
– qeveria do të përbëhet nga ekspertë pavarësisht përkatësive politike, fetare, kombëtare
– rishikimin e të gjitha ligjeve dhe akteve nënligjore diskriminuese, përfshirë Ligjin për Liritë Fetare
Në zgjedhjet e 30 gushtit partia e drejtuar nga Millo Gjukanovic, sëbashku me partnerët tradicionalë dhe ato të pakicave, përfshi dy koalicionet shqiptare, morën 40 deputetë.
Ndërkohë, tre koalicionet opozitare fituan 41 deputetë, nga 81 qe parlamenti malazez ka në total.