Të dielën parlamenti izraelit, Knesset votoi në favor të krijimit të qeverisë së re, një koalicioni të gjerë të kryesuar nga kreu i parisë së djathtë Yamina, Naftali Bennett.
Në këtë mënyrë, Izraeli i dha fund sundimit 12-vjeçar të Benjamin Netanyahu-t, kryeminsitrit më jetëgjatë në politikën e vendit.
Në qeverinë e re, për herë të parë gjendet e përfshirë edhe një parti që përfaqëson pakicën arabe.
Bennett, 49 vjeç, ish-ministër i mbrojtjes dhe një milioner i teknologjisë së lartë, pritet të qëndrojë si kryeministër deri në vitin 2023.
Më pas, Bennett do të zëvendësohet si kryeministër Yair Lapid sipas marrëveshjes mes partive.
Sipas Reuters, palestinezët nuk duken të prekur nga ndryshimi i administratës dhe presin që Bennett të ndjekë të njëjtën axhendë nacionaliste si Netanyahu.
Netanyahu, 71, i cili ka humbur mbështetje vitet e fundit dhe përballet me një gjyq për korrupsion, premtoi të kthehej në pushtet sa më shpejt.
Netanyahu u zgjodh kryeministër për herë të parë në vitin 1996 dhe qëndroi deri në 1999.
Ai u rikthye në atë post pas dhjetë vjetësh në vitin 2009, të cilin e quajti deri në votimin e së dielës, 13 qershor 2021.