Sot është dita e fundit e afatit për regjistrimin e koalicioneve në KQZ dhe sipas një raporti të abcnews, Basha me Kryemadhin kanë zgjedhur që të kandidojnë me lista të ndryshme në 9 qarqe të vendit dhe me një listë në 3 qarqe të tjera.
Mendohet se kjo skemë do të sjell maksimizimin e votës për partitë e opozitës dhe do të jetë vendimtare në përmbysjen e rezultateve në qarqet, të cilat tradicionalisht vendosin fitimtarin, siç janë Tirana, Durrësi dhe Elbasani.
Në mënyrë që opozita të arrijë të formojë qeverinë, ajo duhet të sigurojë minimalisht gjysmën e numrit të kandidatëve për deputet në këto qarqe.
PD dhe LSI do të garojnë secila me listën e vetë në Tiranë, Durrës, Elbasan, Korçë, Fier, Lezhë, Shkodër, Berat dhe Vlorë.
LSI pretendon të nxjerrë deputetë në këto qarqe prandaj edhe ka zgjedhur që të dalë e vetme, duke patur edhe mbështetjen e PDS-së së Paskal Milos.
Ndërkohë, PD dhe LSI do të garojnë nga ana tjetër me një listë në qarkun e Dibrës, Kukësit dhe Gjirokastrës, ku ka një numër të vogël votuesish.
Partia e Kryemadhit ka nxjerrë deputetë edhe në Gjirokastër edhe në Dibër, megjithatë futja e kandidatit të saj kryesor në listën e PD-së synon që të çimentojë mandatin.
LSI pritet të nxjerrë një listë fiktive për këto 3 qarqe, e cila do të jetë vetëm për efekt ligjor dhe elektoral, pasi në fushatë elektorati do të ftohet të votojë kandidatin e LSI në listën e PD-së.
The post Koalicioni opozitar do të kandidojë në 9 qarqe veç dhe në 3 bashkë në zgjedhjet e 25 prillit appeared first on https://abcnews.al/ne-9-qarqe-vec-dhe-ne-3-bashke-si-do-te-funksionoje-skema-basha-kryemadhi-per-zgjedhjet-e-25-prillit/