Koalicioni qeveritar në Mal të Zi publikon parimet: Nuk tërhiqemi nga njohja e Kosovës

Nga Exit News
Koalicioni qeveritar në Mal të Zi publikon parimet: Nuk tërhiqemi nga njohja e Kosovës

Tre partitë opozitarë të Malit të Zi, të cilat fituan shumicën në zgjedhjet e 31 gushtit, kanë nënshkruar marrëveshjen për parimet e koalicionit të ri qeveritar.

Marrëveshja u nënshkrua nga liderët e koalicioneve “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”, Zdravko Krivokapiç, “Paqja është kombi ynë”, Aleksa Beçiç, dhe “E zezë dhe e bardhë” drejtuar nga shqiptari Dritan Abazoviç.

Exit News ka siguruar një foto të marrëveshjes.

WhatsApp Image at
Marrëveshja e koalicionit të ri qeverisës në Mal të Zi

Ndër parimet kryesore të koalicionit të ri janë:

-Pavarësia e Kosovës nuk vihet në dyshim dhe Mali i Zi nuk do të tërhiqet nga njohja e saj.

-Qeveria e re do t’i përmbahet të gjithë detyrimeve që Mali i Zi ka në arenën ndërkombëtare dhe do të ndërmarrë të gjitha reformat e nevojshme drejt integrimit europian.

-Nuk do të ndryshojë kushtetutën, flamurin dhe himnin apo simbolet e tjera të vendit.

-Ajo nuk do të kërkojë ndëshkime ndaj ish-drejtuesve për arsye politike apo shkaqe të tjera.

-Qeveria e re do të depolitizojë institucionet kyçe dhe do të ketë në focus luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

-Qeveria e re do të bëjë të mundur pjesëmarrjen e minoriteteve në qeverisje.

Zgjedhjet e mbajtuar më 31 gusht u fituan nga koalicioni opozitar “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”, i udhëhequr nga Fronti Demokratik pro-serb.

Nga 81 vende, Milo Gjukanoviq fitoi 40 vende me partitë e pakicave dhe partnerët tradicionalë, ndërsa tre parti të opozitës fituan 41 vende.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>