Kolegji i Apelimit shkarkon kreun e Kushtetueses Bashkim Dedja

Kolegji i Apelimit shkarkon kreun e Kushtetueses Bashkim Dedja

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi sot nga detyra kreun e Gjykatën Kushtetuese Bashkim Dedja. KPA arsyetoi se gjyqtari Dedja ka pasuri më të madhe nga sa mund të justifikojë dhe nuk ka paraqitur burime të ligjshme financiare për to.

Vendimi u mor sot nga trupa e KPA-së e kryesuar nga Ardian Hajdari.

Me këtë vendim, KPA hedh poshtë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të Dedes.

Kreu i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja u konfirmua në detyrë në qershor nga KPK-ja, megjithëse gjatë hetimit administrative atij ju gjetën një sërë shkeljesh në deklarimin e pasurisë. Një analizë të plotë të problemeve më deklarimin e pasurisë së Zotit Dedja mund ta lexoni këtu.

Menjëherë pas konfirmimit, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit e kundërshtoi vendimin e KPK-së për rikonfirmimin në detyrë të gjyqtarit Dedja duke deklaruar se KPK nuk ka përdorur të njëjtat standarde si për gjyqtarët e tjerë. ONM i rekomandoi Komisionerit Publik që ta ankimojë vendimin në KPA.

Në korrik, Komisioneri Publik Darjel Sina, me rekomandimin e ONM-së, apeloi vendimin e KPK-së për konfirmimin në detyrë të Bashkim Dedes.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>