Kolegji Zgjedhor do të gjykojë me 31 mars ankimin për listat e PD-së

Nga Exit News
Kolegji Zgjedhor do të gjykojë me 31 mars ankimin për listat e PD-së

Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë me 31 mars ankimin e PS-së për mos reduktimin e listave të PD-së.

Trupa gjykuese që do të gjykojë këtë çështje është e përbërë Alma Kolgjoka, Asim Vokshi, Esmeralda Xhiri, Gentian Medja, Manjola Xhaxho.

Partia Socialiste ankimoi në Kolegjin Zgjedhor vendimin e Komisionit të Ankesave për lejimin e regjitrimit të 222 kandiadtëve për deputet të listës së PD-së.

Në padi, PS kërkon lënien në fuqi të vendimti të Komisionerit Zgjedhir, Celibashi për lejimin e regjistrimit deri në 153 kandidatë për deputet.

Të martën, PD fitoi të drejtën për të regjistruar 222 kandidatë në zgjedhjet e 25 prillit. KAS hodhi poshtë vendimin e KQZ-së dhe i dha të drejtë PD-së për numrin e kandidatëve.

Ligji “Për partitë” përcakton vetëm një kufi minimal për numrin e kandidatëve në lista, ndërsa kufiri maksimal është në dorë të partive.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>