
Kolegji Zgjedhor rrëzoi padinë e Partisë Demokratike kundër vendimit të Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve për mosndryshimin e rezultatit të zgjedhjeve në qarkun e Vlorës, më 1 qershor.
Më 31 maj, Kolegji hodhi poshtë padinë e PD-së për qarkun e Gjirokastrës.
KAS rrëzoi të gjithë ankimimet e kryera nga PD për pavlefshmëri të zgjedhjeve në 9 qarqe të vendit. Tashmë Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë edhe padinë e PD-së për vendimet e KAS.