Partia Demokratike ka propozuar që anëtarët e Kolegjit Zgjedhor të mos i nënshtrohen vetingut për gjithë periudhën katër vjeçare të mandatit të tyre. Më herët Partia Socialiste kishte propozuar shkrirjen e Kolegjit dhe kalimin e kompetencave të tij Gjykatës Administrative të Apelit. Aktualisht, Kolegji Zgjedhor është organi më i lartë që vendos për mosmarrëveshjet zgjedhore.
Propozimi i Partisë Demokratike:
— Gjyqtarët e kolegjit zgjedhor të mos i nënshtrohen vetingut për katër vjet nga data e zgjedhjes së tyre.
— Procesi i vetingut, nëse ka nisur në KPK, apo është në shkallën e dytë të aeplit duhet ët pushojë për 4 vjet.
— Pjesë e shortit për Kolegjin Zgjedhorë të jenë edhe gjyqatrët e gjykatës së shkallës së parë që kanë të paktën me 7 vjet përvojë si gjyqtarë.
— Numri i anëtarëve të Kolegjit ndryshojë në më shumë se 8 anëtarë por jo më shumë se 15 gjyqtarë.
Argumenti i PD-së:
PD arsyeton se kjo masë do të çlironte gjyqtarët nga trysnia e qeverisë përmes vetingut. Kjo do të sjellë pavarësi në gjykimin e tyre.
PD e mbështet propozimin dhe në gjetjen e OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019, e c:
“Ndonëse gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor gëzojnë imunitet dhe nuk mund të jenë objekt procedimesh disiplinore përgjatë gjithë mandatit të funksionimit të Kolegjit, ata janë objekt i “procesit të vetting-ut” që është në vazhdim e sipër, i cili mund të ndikojë në sigurinë e vazhdimësisë së tyre si gjyqtarë dhe, rrjedhimisht, mund të ndikojë në pavarësinë e tyre”.
Propozimi i Partisë Socialiste:
Në dhjetor 2019, Partia Socialiste paraqiti propozimin e mëposhtëm për Kolegjin Zgjedhor në Komisionin e Posaçëm të Reformës në Drejtësi:
— Kolegji Zgjedhorë të shkrihet dhë në vend të tij ankimimet kundër vendimeve të KQZ-së të shqyrtohen nga Gjykata Administrative e Apelit:
“Ankimi kundër vendimeve të KQZ-së shqyrtohet nga Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë nga një trupë e përbërë nga tre gjyqtarë, kurse ankimi ndaj akteve me karakter nënligjor normativ të KQZ-së shqyrtohet nga një trupë e përbërë prej 5 gjyqtarësh.”
— Vendimet e Gjykatës Administrative të Apelit të jenë të apelueshme në Gjykatën e Lartë.
— Për shkak se Gkykata e Lartë është e paplotë, Kolegji Zgjehdor të të vazhdojë punën deri më 1 shtator 2022, me një dispozitë tranzitore deri në plotësimin e Gjykatës së Lartë.
Çfarë është Kolegji Zgjedhor:
Kolegji shqyrton të gjitha ankesat zgjedhore dhe shërben si shkallë apelimi ndaj vendimeve të KQZ-së. Vendimet e Kolegjit Zgjedhor, të cilat duhet të merren brenda 10 ditësh, janë të formës së prerë.
Kolegji Zgjedhor, me ligj, përbëhet nga tetë gjyqtarë, të cilët zgjidhen me short nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë mes gjyqtarëve të nivelit të apelit. Ata shërbejnë për katër vjet.
Gjyqtarët e Kolegjit nuk i nënshtrohen procedimeve disiplinore gjatë koëhs që shërbejnë. Por ata i nënshtrohen procesit të vetingut si çdo gjyqtar tjetër i sistemit.
Kolegji i tanishëm Zgjedhor:
Kolegji Zgjedhor i mandatit të tanishëm katër vjeçar i gjykoi zgjedhejt e 30 qershorit me njës trupë prej gjastë gjyqtarësh: Tomor Skerli, Artur Malaj, Lindita Sinanaj, Astrit Kalaja, Ridvan Hado, Shkëlqim Mustafa. Gjin Gjoni nuk qe i rpanishëm pasi është rpej më shumë se një viti me leje lindjeje, ndërsa Sotiraq Lubonja u shkarkua nga KPK në tetor 2018.
Kolegji është zvogëluar më tej pasi Artur Malaj u shkarkuarnga KPA më tetor 2019. Ndërkohë Shkëlqim Mustafa është në në proces verifikimi, ndërsa konfirmimi nga KPK i Astrit Kalasë është ankimaur në KPA nga Komisioneri Publik.