
Kolegji Zgjedhor vendosi të martën, 8 qershor rrëzimin e kërkesës së PD-së për marrjen e provave shtesë nga institucionet për zgjedhjet e 25 prillit në qarkun e Tiranës.
Kolegji Zgjedhor më parë ka rrëzuar kërkesën e PD-së për marrjen e provave shtesë për qarqet e Gjirokastrës, Beratit dhe Vlorës. PD e ka akuzuar Kolegjin për anësi politike në vendimet e tij. Ndaj PD kërkoi përjashtimin e 7 gjyqtarëve të trupës gjykuese, por kjo kërkesë nuk u pranua nga Kolegji.
PD ka ankimuar në Kolegjin Zgjedhor të gjitha vendimet e KAS për mos pranimin e provave shtesë dhe shpalljen e pavlefshmërisë në qarqet Gjirokastër, Vlorë, Berat, Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, dhe Shkodër.