
Kolegji Zgjedhor më 10 qershor do të shqyrtojë ankimimin e PD-së ndaj vendimit të Komisionit të Ankesave për rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit në Shkodër.
PD e ankimoi vendimin e KAS, për mos shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në këtë qark, javën e kaluar.
Kolegji zgjedhor ka hedhur poshtë ankimin e PD-se dhe LSI për vendimet e KAS-it, për qarkun e Gjirokastrës dhe Vlorës.
PD kërkoi shpalljen e pavlefshmërisë në 9 qarqe, por asnjë prej kërkesave të saj nuk u pranua nga KAS.