
Kolegji Zgjedhor rrëzoi kërkesën e Lëvizjes Socialiste për Integrim, LSI për shtyrje të seancës për shqyrtimin e padisë për zgjedhjet në qarkun e Shkodrës, të enjten.
Përfaqësuesi i LSI-së kërkoi shtyrjen e senacës sepse nuk mund të ishte i pranishëm.
Por, anëtarët e Kolegjit u shprehën se kërkesa ishet e pajustifikuar dhe LSI mund të kishte dërguar një përfaqësues tjetër.
Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar 3 paditë e kryera nga opozita për zgjedhjet e 25 prillit. PD dhe LSI kanë paditur në Kolegj 9 vendimet e Komisionit të Sanksioneve dhe Ankimimeve, për zgjedhjet në 9 qarqet e vendit.