Koloneli Myslim Pashaj shprehu besimin se gjykata e Hagës nuk mund të japë një vendim në dëm të Shqipërisë për sa i përket diskutimit me Greqinë për detin.
Duke folur në News24, Pashaj sqaroi se çfarë pritet të bëjë gjykata gjatë këtij procesi:
“Gjykata do bëjë ndarjen e kufijve detarë, detin territorial, shelfin kontinental dhe zonën ekonomike ekskluzive.
Do ketë specialistë, do bëhet marrëveshje me të gjitha hollësistë që kanë të bëjnë me kriteret bazë dhe parimet bazë që ekspertët e dy vendeve tona nuk kanë mundur t’i japin dum.
Mendoj që do sqarohet, do ndiçohet kjo çështje.”
Ai theksoi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese në vitin 2009, ka bërë një trajtim shumë të mirë të çështjes dhe se gjykata ndërkombëtare nuk mund të bëjë diçka tjetër:
“Materiali i Gjykatës Kushtetuese është brilant, është shumë i mirë, pikënisjet dhe pikëbitisjet e fundme të trajtimit të çështjes në Hagë duhet të jenë pikat e Gjykatës Kushtetuese.”
Pyetur nga gazetarja se çfarë do të ndodhë nëse vendimi i gjykatës do të jetë në favor të Greqisë, Pashaj u shpreh:
“Kjo edhe mund të ndodhë…por nuk do ndodhë.”
Shqipëria dhe Greqia kanë vendosur të shkojnë në Gjykatën e Hagës për të zgjidhur kërkesën e Greqisë për të zgjeruar në 12 milje detare ujërat e saj territorial.
Për të lexuar më shumë për këtë temë klikoni këtu.