Kolumbia sekuestron 6 ton kokainë

Kolumbia sekuestron 6 ton kokainë

Ushtria kolumbiane sekuestroi të martën gjashtë tonë kokainë nga guerilasit e Ushtrisë së Çlirimit Të Majtë Kombëtar (ELN) në një xhungël në juglindje të vendit.

Kokaina u kap në komunën rurale të Samaniegos, në provincën Narino të Kolumbisë, sipas një raportimi të Reuters që citon Ministrin kolumbian të Mbrojtjes, Diego Molano

“Goditja është në dëm të financave të grupit,” tha Molano në një deklaratë për gazetarët.

Laboratori i kapur i drogës arrinte të siguronte përfitime mujore prej 8 milion $ për guerrilasit.

Pavarësisht dekadave të luftimit të trafikut të drogës, Kolumbia mbetet një nga prodhuesit më të mirë të kokainës në botë dhe përballet me presion të vazhdueshëm nga Shtetet e Bashkuara për të zvogëluar prodhimet dhe prodhimin e drogës e cila ka financuar gjatë konfliktin e brendshëm të armatosur të Kolumbisë.

Tregëtia e kokainës në Kolumbi, që mbahet si një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë, përdoret për të ushqyer konfliktin e brendshëm të vendit prej 1964.

ELN vlerësohet të ketë rreth 2 500 luftëtarë dhe u themelua nga priftërinj ekstremistë katolikë.

Ata akuzohen se sigurojnë financime përmes rrëmbimeve, zhvatjeve, trafikut të drogës dhe vendosjes së minave të paligjshme. Por, vetë ELN e mohon një fakt të tillë, duke e quajtur strategji të qeverisë për t’i diskredituar.

Lufta civile ka prodhuar mbi 260 mijë të vdekur dhe miliona të tjerë të zhvendosur.

Zona e mbjellura me kokainë në Kolumbi u zgjerua në 245,000 hektarë në fund të vitit 2020 dhe kapaciteti i prodhimit të kokainës u rrit në 1,010 tonë në vit, sipas Zyrës Kombëtare e Politikës mbi Kontrollin e Drograve ( ONDCP).

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>