Gjenerali amerikan Mark Milley, kryetar i Shefave të Përgjithshëm të Shtabit në SHBA, paralajmëroi se në Afganistan mund të ketë luftë civile dhe ringritje të grupeve terroriste.
“Vlerësimi im ushtarak është se ka të ngjarë të krijohen kushtet e një lufte civile. Unë nuk e di nëse talebanët do të jenë në gjendje të konsolidojnë pushtetin dhe të vendosin qeverisjen,” tha Milley.
Duke folur për Fox News, Milley shtoi se nëse trazirat do të vijojnë kjo “do të çojë në një rindërtim të Al Kaedës ose në një rritje të ISIS -it ose në një numër të madh të grupeve terroriste” gjatë tre viteve të ardhshme.
Talebanët dhe forcat opozitare luftuan të shtunën për të kontrolluar Luginën Panjshir në veri të Kabulit, provinca e fundit afgane që lufton kundër grupit militant.
Të dyja palët pretenduan se kishin epërsinë në Panjshir, por asnjëra nuk mundi ta vërtetonte këtë. Talibanët nuk ishin në gjendje të kontrollonin luginën kur ata sunduan Afganistanin nga 1996 në 2001.