Kombet e Bashkuara: 10 000 palestinez të shpërngulur nga Gaza

Nga Exit News
Kombet e Bashkuara: 10 000 palestinez të shpërngulur nga Gaza

Kombet e Bashkuara njoftuan të shtunën se më shumë se 10,000 palestinezë në Gaza u larguan nga shtëpitë e tyre pas nisjes së luftimeve. Të zhvendosurit, sipas raportit janë “strehuar në shkolla, xhami dhe vende të tjera me një mundësi të kufizuar në ujë, ushqim, higjienë dhe shërbime shëndetësore “.

Deri më tani, më shumë se 125 palestinezë, përfshirë 31 fëmijë u vranë në Gaza që kur filluan luftimet të hënën, sipas Ministrisë Palestineze të Shëndetësisë. Tetë persona, përfshirë dy fëmijë u vranë në Izrael, raportoi Reuters, duke cituar autoritetet izraelite.

Të paktën 11 palestinezë u vranë nga forcat izraelite gjatë protestave në të gjithë Bregun Perëndimor, njoftoi AP. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit postuan në Twitter të premten se “një sulmues i armatosur me thikë” u “neutralizua” afër Nablus.

Përshkallëzimi i dhunës filloi këtë javë pasi në Jeruzalem u plagosën qindra palestinezë dhe disa zyra të policisë izraelite gjatë protestave mbi dëbimet e planifikuara të gjashtë familjeve palestineze.

Policia izraelite sulmoi të hënën kompleksin e Xhamisë al-Aqsa,  dhe shpërndau me dhunë protestuesit palestinezë, disa prej të cilëve po hidhnin gurë.

Hamasi, i cili kontrollon Gazën, paralajmëroi se do të sulmonte Izraelin nëse policia izraelite nuk largohej nga kompleksi. Ky kërcënim u shoqërua me bombardimet nga ajri. Hamas lëshoi më shumë se 1500 raketa mbi Izrael.

Izraeli iu pergjigjë me të njejtat armë dhe të enjten vendosi hyrjen e ushtrisë nga toka në Gaza.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>