Kombet e Bashkuara: 32% e vendeve turistike të mbyllura plotësisht për turistët

Nga Exit News
Kombet e Bashkuara: 32% e vendeve turistike të mbyllura plotësisht për turistët

Pothuajse një e treta e destinacioneve turistik në të gjithë botën janë plotësisht të mbyllura për turistët ndërkombëtarë për shkak të “situatës së rënduar me Covid19”. Kjo e dhënë u publikua në raportin e departamentit të turizmit të Kombeve të Bashkuara.

Në fillim të shkurtit, 69 destinacione turistike nga 217 në mbarë botën, ose 32%, ishin plotësisht të mbyllura për turizmin ndërkombëtar – duke përfshirë 30 në Azi dhe Paqësor, 15 në Evropë dhe 11 në Afrikë.

Në maj të vitit 2020, 75% e destinacioneve në mbarë botën u mbyllën plotësisht, dhe në nëntor 20220 vetëm 27% u mbyllën.

Organizata Botërore e Turizmit (UNWTO) u shpreh se vendet do të hapen sipas numrave të të infektuarve në vend.

Për vitin 2020, të ardhurat nga turizmi ranë me rreth 1 miliard euro, ose 74%, ose 11 herë më shumë se humbja e regjistruar gjatë krizës globale financiare të 2009-ës.

Organizata Botërore e Turizmin e quajti 2020-ën, “viti më i keq në historinë e turizmit”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>