Kombet e Bashkuara i kanë kërkuar Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil të hetojë rrëmbimin e avionit RyanAir nga Bjellorusia.
Në një deklaratë të përbashkët për shtyp, KB kërkua lirimin e menjëhershëm të gazetarit të Pratasevich dhe Saofia Sapega nga qeveria bjelloruse. “Të hetohet urgjentisht ky incident i papranueshëm dhe të gjenden përgjegjësit”, shkruhet në deklaratë.
Bjellorusia rrëmbeu avionit RainAir të fluturimit Athinë-Vilnius (kryeqyteti i Lituanisë), duke e ndaluar të bëj ulje emergjentë në Minsk (kryeqyteti i Bjellorusisë), me qëllim arrestimin e aktivistit e famshëm të opozitës Roman Protasevich.
Bjellorusia detyroi avionin e Ryanair të kryente një ulje emergjente në Minsk pas një kërcënimi për bombë dhe arrestoi blogerin opozitar kritik të presidentit autoritar Alexander Lukashenko.
Minsk konfirmoi se Lukashenko urdhëroi ushtrinë të shoqëronte me një avion Mig-29, avionin e Ryanair.
Roman Protasevich hapi një kanal në Telegram përmes të cilit organizoi protestat kundër Lukashenkos, pas zgjedhjeve. Lituania propozoi mbyllje e fluturimeve ndërkombëtare, sepse rruga ajrore në Bjellorusi është e pasigurtë.