Koment: Artisti liberal që u kthye në kryeministër autokrat kërkon mandatin e tretë

Nga Albi Çela
Koment: Artisti liberal që u kthye në kryeministër autokrat kërkon mandatin e tretë

I ulur në autobuz, rrethuar nga miq, familjarë e simpatizantë, Kryeministri i sapozgjedhur këndonte me buzën në gaz Ra Sala prej fikut. Sali Berisha, kundërshtari dhe armiku i betuar politik me tendenca autokratike, i cili kishte qëndruar në skenën politikë për më shumë se dy dekada, më në fund ishte dorëzuar. Artisti karizmatik, modern e liberal ishte gati të merrte stafetën.

Edi Rama, ish basketbollist i ekipit kombëtar, profesor i arteve, ministër kulture, kryetar i bashkisë Tiranë dhe kryetar aktual i Partisë Socialiste ishte gati të merrte postin Kryeministror pas tetë viteve në opozitë. I përkrahuar nga pothuaj një milionë Shqiptarë, ai shihej si politikani i cili mund të thyente barrierat dhe të udhëhiqte vendim me një mentalitet të ri.

“Si artist i ri ai kishte thyer tabu. Si profesor i Akademisë së Arteve ai shtynte kundër dogmvave…Kur e takova Ramën për herë të parë në vitin 1993 ai po ecte përgjatë Bulevardit Dëshmorët e Kombit me pantallona të shkurtra dhe një bluzë e cila shfaqte pozicione të ndryshme seksuale. Në atë kohë edhe pantallonat e shkurtra konsideroheshin radikale”: shkruan Fred Abrahams, gazetar e aktivist i të drejtave të njeriut, në librin e tij Shqipëria Moderne.

Me të drejtë, njerëzit shikonin një politikan ndryshe tek Edi Rama. Kritik i Berishës e politikave të tij, Rama kishte treguar se nuk i trembej pushtetit. Madje, edhe pasi u rrah barbarisht pas një letre të hapur drejtuar Berishës në vitin 1997, ai përsëri nuk hoqi dorë. Disidenca dhe mënyra e të bërit poltikë bëri që njerëzit të besonin se ai mund ta çonte Shqipërinë në një drejtim të ri.

Pasi mori Partinë Socialiste ai filloi ngjitjen drejt postit Kryeministror të cilin e mori në Qershor 2013 pas një fitoreje të thellë. Tashmë ai kishte në dorë të tregonte se ishte ndryshe nga paraardhësi i tij. Lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit, promovimi i të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës, reformimi i sistemit gjyqësir dhe hapja e 300,000 vendeve të reja pune ishin vetëm disa nga premtimet e shumta që ai bëri. Mbështetësit e tij prisnin që ai ti përmbushte, por nuk zgjati shumë dhe pritshmëritë u venitën.

Përpara mbarimit të mandatit të parë një numër i konsiderueshëm deputetësh, kryetarë të bashkive dhe familjarë të ministrave të kabinetit rezultonin të kishin lidhje me struktura kriminale apo rekorde kriminale në vende të ndryshme të Evropës. Rasti i ish-ministrit të mbrojtjes Sajmir Tahiri dhe Kryebashkiakut të Kavajës ishin vetëm dy prej tyre.

Trafiku i lëndëve narkotike u shfaq si një tjetër problem madhor pavarësisht premtimeve elektorale. Përpjekjet e qeverisë Rama për të luftuar trafikimin dhe kultivimin e drogës duke “pushtuar” fshatin famëkeq të Lazaratit, rezultoi të ishte një fasadë. Laboratori i kokainës që operonte një orë larg kryeqytetit dhe përplasja e një aeroplani me drogë në brigjet e Divjakës, ishin në fakt tregues të qartë që trafiku i lëndëve narkotike po lulëzonte si kurrë më parë.

Në vitin 2019 Departamenti Amerikan i Shtetit raportonte që korrupsioni në instancat e larta shtetërore nxiste një mjedis ku trafikantët e lëndëve narkotike vepronin lirisht, pa u shqetësuar për ndëshkime. I njëjti problem u vu në dukje lidhur me krimin e organizuar dhe pastrimin e parave.

bild

Një seri përgjimes të publikuara nga gazeta gjermane BILD në qershor 2019, zbuluan shkallën dhe metodat e shit-blerjes së votave nga ana e Partisë Socialiste gjatë zgjedhjeve të parakohshme në Qarkun Dibër në Shtator 2016. Përgjimet zbuluan përfshirejn jo vetëm të grupeve kriminale, por edhe ministra, deputetë të parlamentit dhe vetë Kryeministrin Rama. Së bashku me denoncimet e mediave të ndryshme mbi shit-blerjen e votës dhe intimidimin e qytetarëve, përgjimet e BILD treguan se kishte vend për hetim.

“E keni realizuar objektivin”: Rama pyet dikë në telefon. “Them se po. Me aq sa po na thonë komisionerët e kemi realizuar” dëgjohet një zë nga ana tjetër e telefonit.

Pak ditë më përpara BILD kishte publikuar dhe përgjime të tjera të cilat tregonin Kryetarin e Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, mik i nhushtë i Ramës, i cili ishte i përfshirë në shitblerje të votave gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017.

Deri më tani askush nuk është përballur me drejtësinë përsa i përket këtyre përgjimeve. Kur u pyet gjatë një konference për shtyp në 2019 Rama tha: “Përgjimet vetëm, nuk janë provë. Nuk mund të dërgoni njeri në gjykatë vetëm me kaseta.”

Menjëherë pas kësaj Rama ngriti një padi kundër gazetarit të BILD i cili publikoi përgjimet, të cilën më pas e tërhoqi. Në fakt kjo nuk ishte hera e parë që ai sulmonte gazetarët, shtypin apo vetë lirinë e fjalës.

Në Qershor 2015, Agon Channel, një televizion privat, u mbyll pas akuzave për evazion fiskal, falsifikim dhe pastrim parash. Kjo lëvizje u pa gjerësisht si një sulm i qëllimshëm për shak të qëndrimit kritik të Agon Channel ndaj qeverisë. Asnjë nga akuzat e ngritura nuk u provua. Katër vite më vonë, Agon Channel fitoi në arbitrazh ndërkombëtar gjë e cila do ti kushtojë taksapaguesve Shqiptarë së paku 110 milionë Euro.

Përgjatë viteve të fundit kemi dëshmuar një seri përpjekjesh të tjera për të shtypur lirinë e fjalës e të shtypit. Sulmet, kërcënimet dhe intimidimet kundrejt gazetarëve Shqiptarë e të huaj u bënë më të shpeshta. Ka patur gazetarë që janë shkarkuar pasi kanë kritikuar qeverinë, e të tjerë që janë detyruar të kërkojnë azil politik jashtë vendit. Vetë Rama ndërkohë kishte filluar një fushatë shpifjesh kundër gazetarëve dhe mediave që nuk i pëlqente duke i quajtuar ata “kazan”.

LEXO  Rama sqaron akuzat e PD për fiskalizmin e hidrokarbureve: Nuk është koncesion por licensim

Në 2019 qeveria u përpoq të miratojë një ligj i cili do të cënonte seriozisht lirinë e fjalës, pavarësisht kritikave të shoqërisë civile dhe organizatave kombëtare e ndërkombëtare. Për fat të mirë miratimi i tij u shty nga Komisioni i Venecias. Sidoqoftë, qeveria mund të jetë duke pritur momentin e duhur për ta kaluar në parlament.

Si për ironi, në fillim të viteve 90’, Berisha kishte tentuar të kalonte një ligj të ngjashmë dhe Rama kishte qënë një nga kritikët më të ashpër të atij ligji. Më kujton episodin në filmin “Star Wars” ku Darth Vader i thotë Obi-Ëan Kenobi: “Në fillim isha vetëm një nxënës, tani unë jam mjeshtri”. Por, Berisha nuk ishte asnjëherë Obi-Wan Kenobi.

rama berisha

“Një nga ironitë më të mëdha se si vdesin demokracitë, është se vetë mbrojtja e saj përdoret shpesh si pretekst për përmbysjen e saj, ku autokratët e zgjedhur me votë përdorin krizat për të justifikuar masa antidemokratike” – shprehen autorët Levitsky e Ziblatt në librin e tyre Si Vdesin Demokracitë.

Disa udhëheqës ne vende të ndryshme të botës e kanë përdorur pandeminë Covid-19 si një justifikim për të kufizuar të drejtat e liritë themelore të njeriut në mënyrë që të cojne përpara interesat e tyre personale e politike. Rama është një prej tyre.

Ndaimi I protestave dhe saksionimi me një gjobë joproporcionale ishte hapi i parë. Ajo që në fillim dukej si një tentativë për të mbrojtur shëndetin publik, rezultoi të ishte thjeht përgatitja për atë që qeveria donte realisht të bënte.

Shembja e Teatrit Kombëtar në mëngjesin e 17 Majit 2020 zbuloi qëllimet e vërteta të qeverisë. Dhuna policore ndaj atyre që patën guximin të dilnin në mbrojtje të Teatrit ishte hapi i rradhës, por jo i fundit. Që nga ajo ditë, cdo portestë tjetër është shtypur me forcë. Policë pa numra identifikimi dhe të maskuar arrestuan me qindra protestues dhe jo vetëm. U nevojit deklarata e Zyrës së Komisioneres për të Drejtat e Njeriut pranë Këshillit të Evropës, që policia të ndalonte dhunën.

Të gjitha këto kanë kontribuar në regresin që vendi ka bërë vitet e fundit përsa I përket demokracisë. Sipas Reporterëve pa Kufinj, Shqipëria ka humbur 9 pozicione në tre vitet e fundit përsa I përket lirisë së shtypit. Transparency International raporton një rënie prej 23 pozicionesh në Indeksin e Përceptimit të Korrupsionit, duke e bërë Shqipërine vendin më të korruptuar në Evropë. Ndërsa Freedom House e kategorizon vendin si “pjesërisht të lirë”.

protesta
protesta

Ndonjëherë duke sikur vendi po ndjek hapat e Turqisë dhe Hungarisë. Në fakt, Rama ka kijuar marrëdhënie të ngushta personale, politike dhe ekonomike me udhëheqësin autocrat turk, Rexhep Tayip Erdogan.

Vitin e kaluar qeveria shqiptare deportoi në mënyrë të paligjshme një shtetas turk me kërkesë të palës turke dhe refuzoi azilin për një tjetër, megjithë ndëryrjen e ndërkombëtarve të vilët i rikujtonin Ramës detyrimet ndërkombëtare të Shqipërisë. Shërbimi i Ramës u shpërblye me një mirëseardhje mbretërore nga Erdogan gjatë një vizite zyrtare në janar, ku premtoi më shumë investime në vend. Siç e dimë, nuk ka drekë falas.

rama erdogan

Në korrik 2020, nëntë muaj para zgjedhjeve të përgjithshme, Rama ndryshoi në mënyrë të njëanshme kushtetutën dhe kodin zgjedhor. Kritikët e konsideruan këtë si një lëvizje për të dobësuar opozitën. Komisioni i Venecias i etiketoi ndryshimet si “jashtëzakonisht të nxituara” dhe i bëri thirrje qeverisë të shmangte ndryshimet e mëtejshme para zgjedhjeve.

Sot, vetëm një muaj para zgjedhjeve, Rama nuk po bën premtime siç bëri dikur, por sulmon, ngacmon dhe i quan kundërshtarët e tij “të padenjë”.

Rama hyri në fushatën e vitit 2013 me akuzën se Shqipëria ishte një vend ku nuk mund të jetohej si njeri i ndershëm për shkak të sistemit të korruptuar dhe duke premtuar se do ta ndryshonte këtë gjendje. Me qeverisjen e tij këta 8 vite, e ka shtuar në mënyrë dramatike numrin e shqiptarëve të ndershëm që braktisin vendin për shkak të këlerimit prej tij të sistemit të korrupsionit dhe lidhjes së tij si kurrë më parë edhe me krimin e organizuar që e ka bërë trafikimin e drogës ekonominë mbizoteruëse të vendit” – shprehet Fatos Lubonja, analist, kritik dhe ish-koleg i Ramës.

Me rregullat elektorale në favor dhe mediat e mëdha pranë tij, ai kërkon një mandat të tretë. Një fitore do ta bënte atë udhëheqësin e parë në Shqipëri që nga rënia e komunizmit që mban pushtetin për më shumë se dy mandate. Tetë vite ishin më se të mjaftueshme që Rama të dëshmonte veten. Katër të tjerë nuk do të bënin asgjë më shumë përveçse të korruptonin atë dhe të ardhmen e vendit, në mënyrë absolute.

Është koha që Rama të largohet dhe pasardhësi i tij të mos këndojë “Ra Rama prej fikut”. Sepse ashtu si Rama dhe Berisha para tij, lideri i ri mund të rrëshqasë dhe një tjetër mund të jetë duke pritur poshtë fikut.

 

Ky shkrim është publikuar nga Insituti McCain për Lidership Ndërkombëtar në Washington D.C.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>