Në politikë ashtu si në jetë, koha është gjithçka. Politikanët shqiptarë kanë zhvilluar një aftësi për të nxitur një krizë të re në momentet vendimtare për të ardhmen demokratike dhe integruese të vendit.
Ndërsa interesat rriten, faktorët politikë ndjekin mjete të ndryshme shqetësuese për të zvogëluar shpresat për përparim përmes bojkotimeve të zgjatura parlamentare, grevave të urisë dhe protestave masive.
Në mënyrë të ngjashme, shkatërrimi i godinës së Teatrit Kombëtar në orët e para të mëngjesit të së dielës siguroi një mundësi të rastësishme për tërheqjen nga axhenda e reformës. Ishte koha më e papërshtatshme, me tendencat rënëse ekonomike dhe afrimi i afateve për zbatimin e reformave të rëndësishme.
Marrëveshja politik e arritur nga liderët politikë të Shqipërisë në fillim të pandemisë ishte e rrallë, por e mirëpritur si shenjë bashkëpunimi, me të cilën shqiptarët nuk janë mësuar.
Megjithëse jetëshkurtër, ajo siguroi një fije shprese që bashkëpunimi të mundësonte kalimin e disa reformave kryesore dhe përmbushjen e 15 kushteve të përcaktuara nga Këshilli Evropian, të cilat duhet të përfundojnë para konferencës së parë ndërqeveritare me BE.
Ndër parakushtet është edhe reforma zgjedhore e cila synon t’i japë fund përsëritjes dashakeqe të zgjedhjeve problematike, të sigurojë financimin transparent të partive politike dhe fushatave elektorale ndër të tjera.
Në fillim të këtij viti, të gjitha palët, përfshirë partitë jo-parlamentare të opozitës, ranë dakord për një axhendë kohore të punës që synonte mesin e marsit, ky i fundit u shty në fund të majit si afati për miratimin e rekomandimeve të papërfshira të OSBE-ODIHR gjatë tre zgjedhjeve të fundit.
Në të vërtetë, reforma synon të sjellë ndryshime gjithëpërfshirëse në administratën, menaxhimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve në Shqipëri. Nëse zbatohet, rekomandimet do të rritnin në mënyrë të konsiderueshme kredencialet demokratike të vendit.
Sidoqoftë, këto reforma nuk janë në dëshirën e të gjithëve në Tiranë pasi zbatimi i tyre i suksesshëm kërkon të eleminojë mangësitë e sistemit aktual.
Megjithëse rregullat e tanishme të lojës mund të mos jenë më të mirat për vendin, sistemi sjell përfitime të mëdha ndaj disa individeve, të ngulitur në qarqet politike, përfitime të cilat rrezikojnë të humbasin nga zbatimi i reformës. Këta të fundit kanë qeverisur vendin në mënyrë të pandërprerë për gati tre dekada.
Gjatë kësaj kohe, elitat politike kanë shtrirë fuqinë ndikuese përmes mbrojtjes dhe korrupsionit. Kjo i ka bërë ata jashtëzakonisht të pasur dhe të fuqishëm, por ka rezultuar të jetë një recetë e dobët për zhvillim, demokratizim dhe prosperitet, duke e nxjerrë çështjen e reformave një domosdoshmëri.
Një tjetër kusht i rëndësishëm i BE-së është funksionimi i Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë. Të dy gjykatat pritet të vendosin për çështje thellësisht politike, përfshirë ligjshmërinë dhe vlefshmërinë e zgjedhjeve lokale të mbajtura në 30 qershor 2019 që u bojkotuan nga partitë e opozitës.
Duke marrë parasysh afatin e afrimit për të paraqitur rezultatet në të gjitha këto kushte kriza politike që rrodhi nga prishja e Teatrit Kombëtar është një shpërqendrim i mirëpritur për segmentet e shoqërisë që kundërshtojnë reformën . Për pjesën tjetër, kjo po kujton me dhimbje gabimet që udhëheqja e vendit ka bërë në kurriz të mirëqenies së qytetarëve të saj, stabilitetit, zhvillimit, demokratizimit dhe integrimit në 30 vitet e fundit.
Veprat flasin më shumë se fjalët
Javët e ardhshme duhej të ishte një periudhë thelbësore për përparimin në përmbushjen e kushteve, dhe pjekuria politike dhe udhëheqja ishte mëse të nevojshme. Qeveria ishte nën mbikqyrje për menaxhimin e pandemisë dhe së bashku me të, planet e saj për të rimarrë ekonominë. Ndërsa masat e kufizimit u lehtësuan, pjesërisht për shkak të efekteve të masave qeveritare, presioni binte ndaj institucioneve dhe palëve përgjegjëse për të ecur përpara me axhendën e reformës.
Si përgjigje, partnerët ndërkombëtarë prisnin veprime të shpejta në axhendën e reformës. Përkundrazi, të gjitha letrat kredenciale të qeverisë, u shkatërruan brenda disa ditësh.
Reforma në drejtësisë, me transformimin e saj të gjithë sistemit, përbën një nga pretendimet më të besueshme të qeverisë për angazhimin e saj ndaj reformave. Megjithatë, prishja e teatrit kombëtar dhe veprimet që e shoqëruan atë, duke përfshirë mosrespektimin e hetimeve të hapura, paqartësitë ligjore dhe përdorimin e forcës disproporcionale kundër protestave, demonstruan të kundërtën e angazhimit për sundimin e ligjit dhe transparencën.
Gjatë akteve të saj, qeveria dhe bashkia injoruan hetimin e nisur nga SPAK, organi i posaçëm antikorrupsion dhe një komponent kryesor i reformës në drejtësi. Për më tepër, qeveria gjithashtu injoroi padinë në Gjykata Kushtetuese
Duke punuar në të njëjtën kohë si një njësi e përbashkët gjatë këtij procesit, qeveria dhe bashkia e Tiranës, shpërfillën hapur të gjitha format e kontrolleve ekuilibrave dhe kontrolleve institucionale. Kjo përfshin një veto nga Presidenti për projektligjin që mundësoi transferimin e pronës ku ndodhej teatri drejt Bashkisë.
Zyra e Avokatit të Popullit nisi gjithashtu një hetim, ndërsa Zyra e Kontrollit të Lartë të Shtetit gjithashtu kishte filluar procedurat e saj dhe i kishte bërë thirrje qeverisë që të ndalte planet e saj për prishjen derisa Gjykata Kushtetuese të jeote vendimin e saj për çështjen tashmë të hapur.
Gjithashtu u ngritën shqetësime për transparencën e procesit në Bashki. Këshilltarët, një numër prej të cilëve janë edhe Zëvendës Ministra, nxituan të vendosin për prishjen e teatrit përmes videokonferencave të premten e kaluar, në një proces të dyshimtë. Pothuajse një javë më vonë, shqiptarët ende nuk e dinë nëse u zhvillua një votim, dhe nëse po, si u votua.
Në vend të kësaj, policia u mobilizua duke bëre kontrolle të udhëtarëve drejt Tiranës, dhe rrethuar pjesën e bulevardit për të mbajtur larg protestuesit ndërsa ndërtesa ishte shembur.
Njëkohësisht, qeveria zhgënjeu partnerët e saj ndërkombëtarë, duke injoruar thirrjet e tyre për dialog.
Për më tepër, ajo arriti të përdorë forcë disproporcionale kundër protestuesve në disa raste. Edhe pse Kryeministri dhe policia e hodhën poshtë këtë pretendim, pamjet e mediave vërtetojnë faktet. Avokati i Popullit dhe disa organizata të të drejtave të njeriut ngritën shqetësime serioze për nivelin e lartë të dhunës së përdorur kundër protestuesve paqësorë, përfshirë një aktivist të ri i cili në mënyrë ironike mbajti mbi kokën e tij veprën Krimi dhe Dënimi të Dostojevskit.
Qeveria dhe vendi nuk mund të lejojnë lëvizje prapa në procesin e reformave. Tirana kaloi një proces të gjatë dhimbshëm për të marrë dritën e gjelbër për të hapur negociata. Në mënyrë efektive, Brukseli i dha qeverisë një shans të dytë për të demonstruar kredencialet e saj për anëtarësimin në BE.
Vendimi i nxituar i qeverisë për prishjen e teatrit, pavarësisht nga pasojat ligjore, kulturore dhe politike që pasojnë, paraqet një shkelje serioze të besimit dhe një pengesë të mundshme në axhendën e reformës. Ndërsa kjo mund të sjellë përfitime për kundërshtuesit e reformës, ajo tejkalon perspektivat për ndryshime kuptimplote, besim të zgjeruar në institucione ose demokratizim.