Koment: Media shqiptare lejon keqinformimin mbi COVID-19

Nga Alice Taylor
Koment: Media shqiptare lejon keqinformimin mbi COVID-19

Shqipëria po sulmohet nga dezinformimi. Përvec mediave sociale dhe televizionit, edhe Shërbimet e Inteligjencës, SHIK e konfirmuan atë në një raport të vitit 2020.

Ne po ushqehemi me lajme të rreme të krijuara për të dëmtuar shoqëritë tona. Gjëja e frikshme është se kjo po funksionon.

Problemi është aq i rëndë sa aktorët e këqij jo-perëndimorë as nuk kanë nevojë të përpiqen shumë; gazetaria bombastike është e gatshme në Shqipëri të kryejë këtë rol.

Në mënyrë të pandërgjegjëshme, një ndjenjë e përgjegjësisë shoqërore ose morale, apo edhe duke u siguruar që njerëzit janë të kualifikuar për të folur mbi një temë, ata fusin sensacioni në ekranet tona.

Alfred Cako një ish-deputet dhe botues i librit mbi teorinë e komplotit. Ai tani e kalon pjesën më të madhe të kohës në shfaqje televizive, duke mbështetur pretendimet për COVID-19.

Këtu janë disa nga citimet e tij më të paharrueshme:

Pedofili dhe përdhunuesi i dënuar i vdekur Jeffrey Epstein zotëronte Modernën;

Mjeku amerikan i sëmundjeve infektive Anthony Fauci ishte President në Pfizer;

Fauci është djali i paligjshëm i Nënë Terezës;

Bill Gates dhe Fauci po përpiqen të shpopullojnë botën;

COVID-19 është një plan i Illuminati;

COVID-19 nuk ekziston, dhe është vetëm një mënyrë për të detyruar njerëzit të vaksinohen;

Një pjesë e madhe e botës do të vdesë deri në fund të vitit 2021.

Deri në vitin 2025, vetëm 10 milionë njerëz do të jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar nga 68 milionë për shkak të vaksinave;

Njerëzit mbi moshën 65 vjeç do të vdesin nga vaksina për shkak të “hormoneve të deformuara”;

Që tani e deri në mars 2021, COVID-21 do të shpallej dhe do të shkaktonte çarje në lëkurën e njerëzve;

“Ata” duan të vënë gjakun e djallit te shqiptarët për të ndryshuar ADN -në e tyre, kështu që ata nuk janë më shqiptarë.

Ai gjithashtu ka përdorur lirshëm fyerje antisemitike, duke përfshirë krahasimin e vaksinimit me “holokaustin” dhe bërjen e akuzave kundër filantropit George Soros.

Por ky rast nuk është i izoluar.

Aktivistja për të drejtat e njeriut Xheni Karaj u shfaq në një emision televiziv me gazetaren Blerta Tafani, e cila përdori disa sharje dhe ofendime ndaj saj.

Gjithashtu në emision ishte edhe ‘psikologia’ Marsela Lekli, e cila pohoi se fëmijët e rritur në një mjedis LGBTI do të jenë LGBTI. Ajo gjithashtu bëri disa komente të tjera kundër çifteve të të njëjtit seks.

Por hulumtimi i kryer nga Exit tregoi se për të praktikuar si psikolog në Shqipëri, duhet të regjistroheni me Urdhrin e Psikologëve. Të praktikosh si psikolog ose të prezantohesh si i tillë pa qenë i kualifikuar ose i regjistruar ligjërisht është kundër ligjit.

Urdhri konfirmoi për Exit se Lekli nuk është regjistruar kurrë tek ata. Ata pastaj bënë disa deklarata publike, duke u distancuar këto pretendime.

Ata madje dërguan një letër në çdo gjykatë në vend, duke i kujtuar që të ishin të kujdesshëm ndaj ekspertëve psikologë të cilët mund të mos jenë të kualifikuar për të kryer punën.

Megjithatë, ky individ i paregjistruar i cili nuk mund ta quajë veten psikolog u shfaq në televizion dhe u paraqit si autoritet pa kontroll dhe balancim.

Lekli nuk i është përgjigjur asnjë thirrjeje për koment.

Problemi me vendosjen e njerëzve të pakualifikuar në TV për të folur për tema të ndjeshme, teknike ose serioze është si në vijim;

Së pari, kur vendosni dikë në televizion, ekziston një perceptim se ai është thelbësor dhe autoritar. Ju supozoni se ata janë atje sepse janë një nga zërat më kryesorë dhe më të respektuar për çështjen në fjalë.

Së dyti, kur ju thuhet profesioni i tyre, qoftë ‘psikolog’, avokat, apo edhe mjek (në rastet kur një mjek në një specialitet tjetër sillet për të folur për COVID-19), ky është një abuzim i autoritetit. Njohja e profesionit të dikujt e bën shikuesin t’i besojë më shumë, edhe pse ky besim nuk është gjithmonë i merituar.

Shumica e mediave kryesore shqiptare nxiten nga të ardhurat nga klikimet dhe reklamat. Sa më shumë klikime dhe shikues të marrin, aq më shumë para fitojnë.

Nuk i përshtatet modelit të tyre të biznesit që të ketë debate të arsyeshme, të matura që japin informacion të bazuar në fakte. Ajo që fiton shikuesit është polemika, pretendimet e çuditshme dhe madje edhe fanatizmi.

Publikimi i të dhënave i kryer nga BIRN zbuloi se disa video të Cakos në YouTube po i afroheshin 800,000 shikimeve dhe më shumë se 1,500 komenteve. Video të tjera të tij duke diskutuar p për COVID-19 kanë arritur gati 3 milion njerëz në Facebook.

Ai është kaq popullor; ai del përjavë në një nga kanalet televizive më të shikuara në vend.

Por pasojat e këtij keqinformimi dhe retorike provokuese të qëllimshme janë të tmerrshme.

Shqipëria ka një nga nivelet më të ulëta të vaksinimit në vend. Ndërkohë, shërbimi shëndetësor është një nga më të varfërit dhe më pak efikas.

Me rreth 23% të popullsisë plotësisht të vaksinuar, pavarësisht se vaksinimet janë të disponueshme lirshëm për të gjithë, duket se dezinformimi ka luajtur një rol të rëndësishëm.

Televizioni në fjalë tha për BIRN se ata kanë të drejtë t’i japin hapësirë “zërave alternativë” dhe se kjo nuk pasqyron linjën e tyre editoriale. Por a e zëvendëson kjo e drejtë të drejtën e njerëzve për jetën?

Komuniteti i medias në vend bie dakord se pikëpamjet e ndryshme duhet të paraqiten, por me kujdes dhe përgjegjësi.

Vendosja në dispozicion e një platforme për paraqitjen e informacionit të rremë dhe shpifës pa asnjë vërejtje ose mohim dhe mos kundërshtimi i tij me të njëjtin nivel shikueshmërie është gazetari e papërgjegjshme.

Për më tepër, paraqitja e njerëzve si ekspertë kur ata nuk janë është krejtësisht joetike.

Dikush madje mund të argumentojë se komente të tilla mund të quhen si “nxitje paniku”. Qeveria arrestoi disa aktivistë dhe gazetarë pas tërmetit të vitit 2019 nën këtë jsutifikim.

Për një vend si Shqipëria, kjo situatë është tepër problematike. Aftësia për të kontrolluar informacionin është zvogëluar për shkak se shumica e popullsisë flet vetëm shqip.

Kur media dështon në paraqitjen e informacionit të bazuar në fakte me shikueshmëri të lartë, njerëzit ka më shumë të ngjarë të gabojnë ndaj keqinformimeve.

Në vend që të rriten për të ndihmuar në përmirësimin e normave të vaksinimit dhe sigurisë publike, disa media po propagandojnë informacione të rrezikshme.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>