Koment: Si e siguroi Edi Rama mandatin e 3-të

Nga Vincent van Gerven Oei
Koment: Si e siguroi Edi Rama mandatin e 3-të

Ndërsa numërimi i votave hyn në fazën e tij përfundimtare, po bëhet gjithnjë e më e qartë se pavarësisht rritjeve të rëndësishme të Partisë Demokratike, Partia Socialiste do të fitojë një shumicë të plotë në Kuvend.

Projeksionet aktuale, bazuar në 93.8% të votave të numëruara, e nxjerrin Partinë Socialiste (PS) me 48.66%, Partinë Demokratike (PD) me 39.39% dhe Partinë Socialiste për Integrim (LSI) me 6.86%.

Si arriti PS të fitonte mandatin e tretë? Përgjigja qëndron në kontrollin e plotë që PS ka mbi të gjitha aspektet e shtetit shqiptar.

1 . Kontrolli mbi Kuvendin. Pasi PD dhe LSI u larguan nga Kuvendi në shkurt 2019, PS ka pasur pushtet të plotë mbi opozitën parlamentare, kryesisht e përbërë me deputet të paaftë dhe të dorës së tretë.

Ndërsa PD-LSI, opozita jashtë-parlamentare ishte zëri i vetëm i ligjshëm kundër qeverisë. Kjo i ka lejuar Ramës të miratojë cdo ligj që donte, duke përfshirë ndryshimet në Kodin Zgjedhor në Tetor 2020.

Ndryshimet e tetorit vendosën pragun kombëtar prej 1%, në thelb ndalojnë çdo kandidat të pavarur të fitojë një vend.

Ndalimi i listave të hapura dhe koalicioneve të bashkuara parazgjedhore pengoi bashkimin e opozitës.
Fleta e votimit ishte ngatërruese qëllimisht, duke rritur mundësinë e numrit të lartë të fletëve të votimit të pavlefshme.

Kontrolli mbi qeverinë. Të qenurit në krye të ekzekutivit i ka lejuar PS-së të shfrytëzojë jo vetëm burimet shtetërore, por gjithashtu të konsolidojë një sistem të madh patronazhi, në të cilin zyrtarët qeveritarë ishin të ngarkuar me rekrutimin e votave.

Ata ndihmoheshin nga një bazë e të dhënave personale, të paligjshme dhe “dosjet”për secilin shtetas shqiptar.

Pa qasje në bazan e të dhënave qeveritare, një sistem i tillë nuk do të ishte i mundur.

Siç kanë treguar audiopërgjimet e vitit 2019, qeveria Rama tashmë ka një rrjet të gjerë të lidhjeve kriminale për të bërë presion ndaj votuesve. Asnjë rast i raportuar deri tani nuk është hetuar apo dënuar.

2. Kontrolli mbi qeverisjen vendore. Zgjedhjet vendore në 2019 u bojkotuan nga opozita, e cila i dha mundësinë PS të merrte në kontroll të gjitha komunat, përveç Shkodrës.

Edhe pse zgjedhjet vendore ndodhen në Gjykatën Kushtetuese dhe nuk njihen nga opozita, PS është de facto në pushtet në pothuajse të gjitha bashkitë.

Aksesi në burimet e komunave dhe institucioneve lokale që administrojnë shërbime të tilla si energjia elektrike, arsimi, lejet e ndërtimit dhe furnizimi me ujë ofrojnë mundësi të mëdha për të ushtruar presion mbi ata që kanë nevojë të binden për të votuar “si duhet”.

Një shembull tjetër është gjoba prej 40,000 € dhënë kandidatit të pavarur Elton Debreshi për thyerjen e rregullave Covid-19, ndërsa të gjitha partitë kryesore politike rregullisht mbanin tubime duke thyer ato rregullore pa u ndëshkuar.

Kontrolli mbi gjyqësorin. Është e sigurt se Reforma në Drejtësi deri më tani nuk ka arritur të japë ndonjë rezultat të rëndësishëm, përveç një shterimi të rëndë dhe dobësimit të gjyqësorit.

Elementi kryesor i saj, vettingu, rrezikon seriozisht të minohet nga çështjet e ankimuara në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Gjykata e re Kushtetuese deri më tani nuk ka qenë në gjendje të gjykojë çështjet më të ngutshme, përfshirë ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të 2019.

Ndërsa SPAK nuk ka qenë në gjendje deri tani të ndjekë penalisht politikanë të korruptuar. Vendimi më i fundit i Gjykatave Speciale, për të konfiskuar të gjitha pajisjet elektronike të Lapsi.al për shkak të raportimit të tyre në bazën e të dhënave të votuesve të PS, u rrëzua në një vendim të jashtëzakonshëm urgjence nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut.

3.Kontrolli mbi median. Edi Rama ka konsoliduar kontrollin mbi të gjitha mediat televizive dhe gazetat në Shqipëri. Kanë mbetur vetëm disa media të pavarura (përfshirë Exit).

Rama ka zhvilluar një fushatë frikësimi kundër çdo forme të gazetarisë kritike, me organizatat e lirisë së shtypit që shpesh japin alarmin. Mungesa e raportimit të pavarur vazhdimisht ndikon perceptimin e publikut për efektet e dëmshme të qeverisë Rama.

4.Ngritja e PSD-së së Tom Doshit. Partia Social-Demokratike (PSD) e Tom Doshit ka pasur tradicionalisht 1 mandat (Doshi) në qarkun e Shkodrës.

Por tani duket se është trefishuar në 3 mandate. Pavarësisht se Doshi ishte i implikuar në aktivitete kriminale dhe korrupsion dhe u ndalua të hynte në SHBA dhe presionit të rëndësishëm ndërkombëtar, ai u lejua të marrë pjesë në zgjedhje.

Shumë lehtësisht, pasi i dha 3 mandatet e tij, PS-së natën e zgjedhjeve, Doshi dha dorëheqjen si kreu i PSD-së, duke e lënë Ramën me një 3 mandate të garantuara për çdo rast.

Doshi pa dyshim mund të ketë marrë imunitet nga ndonjë hetim penal i mundshëm.

5.Votat e pavlefshme. Meqenëse identifikimi biometrik i votuesve supozohet se la më pak mundësi për mashtrim, votim i dyfishtë, votim i të vdekurve, etj.

Manipulimi duhej zhvendosur në pjesë të tjera të “tubacionit të votimit”. Kështu PS prezantoi një model të diskutueshëm votimi pa emra, por vetëm me numra.

Prandaj, votuesve iu desh të kujtojnë në mënyrë aktive dy numra (për parti dhe për kandidat) për të votuar për një kandidat specifik.

Kjo padyshim që kërkonte gjithashtu vendosjen e dy kryqeve në vend të një.
Ndërsa të moshuarit dhe më pak të arsimuarit mendohet se kanë më shumë gjasa të votojnë për opozitën, ky model i ri ka shumë të ngjarë të ndihmojë PS-në.

Përqindja e votave të pavlefshme është 5.1%, e cila mund të përkthehet në 7 mandate.

Në vitin 2017, përqindja e votave të pavlefshme ishte 2.0%. Gjatë numërimit, kandidati i pavarur i mbështetur nga LVV, Kreshnik Merxhani (Gjirokastra) publikoi një video që supozohet se tregon numëruesit e votave duke shtuar kryqe shtesë në fletët e votimit.

6.Ndërkombëtarët. Duke shpresuar që me zgjedhje “të përshtatshme” kombëtare tani do të harrohet zhurma e mungesës së demokracisë së zgjedhjeve lokale të 2019,

Ndërkombëtarët, në veçanti ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe ambasadori i BE-së Luigi Soreca, kanë organizuar një shfaqje mediatike për vizitat në qendrat e votimit dhe numërimit, duke u siguruar që gjithçka të bëhet sipas manualit.

Sigurisht, ata nuk do të mund ta dallonin vjedhjen e manipulimin e procesit nën hundën e tyre, por prania e vazhdueshme ndihmon qeverinë Rama në delegjitimimin e pretendimeve për ndonjë veprimtari të vërtetë mashtruese duke treguar praninë e ndërkombëtarëve dhe miratimin entuziast të tyre.

Duhet theksuar edhe një herë se BE dhe SHBA nuk janë të interesuara për demokracinë në Shqipëri; ata janë të interesuar për stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Edi Rama siguron stabilitet. Stabiliteti është i dëshirueshëm. Prandaj Edi Rama është i dëshirueshëm. Çdo gjë tjetër – korrupsioni, krimi, largimi i trurit, shkatërrimi ekologjik, varfëria – është në plan të dytë.

Një qëndrim kolonial është ngulitur thellë në mendësinë e ndërkombëtarëve në Tiranë, dhe deklaratat e tilla të Ambasadores Kim së fundmi “të lumtur të kthehem [për të kontrolluar qendrat e numërimit] kur është e nevojshme”, shërbejnë vetëm për të konfirmuar atë që thamë më lart.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>