Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u vlerësua si një nga 21 “Heronjtë e 2021” për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve në qytet me makina, transport publik dhe rritjen e sipërfaqes së gjelbër, nga Nisma për Ndryshimin e Lëvizhshmërisë Urbane.
Duke iu referuar Kryetarit të Bashkisë si një “udhëheqës i mençur”, artikulli thotë se gjatë vitit 2020, ai “hodhi vështrimin ndaj një epoke të re urbane të qëndrueshme, duke vendosur misionin e qartë për nxitjen e projekteve të gjelbërta që do të ulnin numrin e përdoruesve të makinave dhe do të rrisnin numrin e këmbësorëve”.
Artikulli vuri në dukje se ai po zëvendëson hapësirat e parkimit me trotuare dhe ka rritur me 11 kilometra korsitë e biçikletave”. Ai përfshin një citim të Veliajt se “projekti më i madh i infrastrukturës në një qytet nuk është të ndryshosh një bulevard, as një ndërtesë të madhe. Ne dimë si t’i bëjmë ato. Janë 10 centimetrat midis veshëve tanë – mendimi dhe mentaliteti i dikujt – kjo është infrastruktura më e vështirë për t’u ndryshuar “.
Vlerësimi është befasues për banorët e Tiranës të cilët kanë përjetuar një vit trafiku të tmerrshëm në të gjithë qytetin. Ndërtimiet e vazhdueshme, të papërfunduara në zonën e Astirit, shkaktojnë vonesa të përditshme. Për të arritur në autostradë dhe për të dalë nga Tirana duhe më shumë se sa një orë. Në orët e pikut, pjesë të mëdha të qytetit bllokohen.
Zgjerimi i trotuareve dhe futja e korsive të biçikletave ka shkaktuar gjithashtu kaos në kryeqytet. Për shembull, Bashkia e ndryshoi Rrugën e Durrësit nga një rrugë dykahëshe me katër korsi, në një rrugë njëkahëshe me dy korsi për biçikletat dhe këmbësorët, përveç trotuareve ekzistuese. Bashkia nuk mendoi për një zgjidhje alternative për makinat që kalojnë në këtë rrugë kryesore, duke e devijuartrafikun në rrugët dytësore dhe shkaktuar trafik të panevojshëm, çdo ditë, në çdo orë.
Ndërkohë, siç e kemi shpjeguar më herët në Exit News, argumenti për përdorimin e tepërt të makinave nuk mbështetet nga statistikat. Shqipëria ka një nga normat më të ulëta të përdorimit të makinave për banor dhe konsumit të naftës për frymë në Evropë, krahasuar me vendet model për përdorimin e biçikletave dhe transportit publik.
Mbi të gjitha, ndërsa bashkia vazhdon të promovojë përdorimin e transportit publik dhe biçikletave në qytet, ajo ka vazhduar të lejojë ndërtime masive pranë qendrës së qytetit, gjë që vetëm rrit trafikun dhe lëvizjet me makina drejt saj. Për më tepër, shtëpi të panumërta janë shkatërruar dhe qindar banorët janë shpronësuar, ndonjëherë pa kompensim, për t’i hapur rrugën, ‘rrugëve’ të reja të Veliaj.
Rritja e ndjeshme e ndërtimeve, me lejet e dhëna nga Veliaj, ka çuar në rritjen e bllokimit të trafikut në qytet. Ngushtimi i rrugëve për t’i hapur rrugë korsive të biçikletave dhe heqja e hapësirave të parkimit kanë shkaktuar nervozizëm tek banorët.
Dhe në lidhje me krijimin e hapësirave të gjelbra, pemët, terrenet e lojërave për fëmijë, vila historike dhe shtëpitë e qytetarëve janë shkatërruar për t’i lënë vendin për ndërtimit të rrokaqiejve në vend, të cilat pësuan bumin kryesor gjatë mandatit të Veliajt. Rreth 1028 leje janë dhënë midis 2017 dhe 2019, rreth 3 milion metra katrorë.
Për më tepër, gjatë vitit 2020 nuk kishte asnjë transport publik. Autobusët nuk ishin funksionalë për disa muaj për shkak të kufizimeve të COVID-19. Kur ato nisën punën, si zakonisht, ato nuk respektonin oraret dhe ishin të tej mbushur me njerëz në kundërshtim me protokollet COVID-19. Kjo i bëri ato pothuajse të papërdorshme nga shumë qytetarë.
Vendimi për të marrë leje në bashki ose në njësinë bashkiake për të parkuar një makinë në zonën e banimit rezultoi në një skemë abuzimi. Stafi i bashkisëi gjobiste makinat edhe kur ato kishin lejen e rezidentit në xhamin e makinës. Banorëve të prekur nga iu tha se duhet të paguanin gjobën e më pas ta apelonin atë.
Për të mos thënë se gjobat e parkimit janë dhjetëfishuar në Tiranë gjatë katër viteve të fundit, nën drejtimin e Veliajt. Të ardhurat nga këto gjoba kanë ndryshuar nga 151 milion lekë (1.22 milion EUR) në 2016, në 458 milion (3.69 milion EUR) në 2018. Nuk ka të dhëna për vlerën e gjobave në vitin 2019 ose vitin 2020.
Dhe në lidhje me meritat e tij mjedisore?
Bashkia e Tiranës është shkaktuesi i 4-të më i madh për hedhjen e mbetjeve dhe plastikës në Detin Mesdhe. Kjo është një arritje e madhe duke marrë parasysh Durrësin, i cili aktualisht ndodhet në bregdet, dhe shkarkon vetëm 443 ton mbetje në vit.
Sipas raportit të IUCN “Mesdheu: Deti plastik“, Tirana shkarkon 1,123 ton mbeturina në det çdo vit. Shqipëria, ndër vendet e Ballkanit Perëndimor është vendi me sasinë më të madhe të shkarkimit të mbetjeve plastike në oqean.
Tirana gjithashtu renditet vazhdimisht si një nga qytetet më të ndotura të botës dhe Evropës. Sipas një raporti të ri të botuar nga Agjencia Evropiane e Mjedisit, njerëzit në Shqipëri kanë më shumë shanse të vdesin nga ndotja në krahasim me ata në Evropën Perëndimore.
Shqipëria u rendit e dyta në listën e “vendeve më të këqija”, pas Bosnje-Hercegovinës. Në Bosnje, 27% e vdekjeve janë tëb lidhura me ndotjen e ajrit dhe çështje të mjedisit.
Ndërsa në Shqipëri, norma e vdekjeve është më e larta në Evropë, 14 pikë përqindje më e lartë se mesatarja e BE-së që është vetëm 13%. Me 23% të vdekjeve të regjistruara për shkak të çështjeve mjedisore, vendi renditet 10 pikë përqindje më e lartë se sa mesatarja evropiane.
Për më tepër, shqiptarët në përgjithësi kanë një nga normat më të larta të vdekjes së parakohshme për shkak të cilësisë së ajrit në Evropë.
Dhe përsa i përket mbjelljes së pemëve nga Veliaj, Exit ka përgënjeshtruar vazhdimisht deklaratat e tij për mbjelljen e 25,000 pemëve në ditë. Ai më pas pretendoi se mesatarisht 100,000 pemë mbilleshin çdo ditë pavarësisht se nuk kishte prova për mbjedhjen e një sasie kaq të madhe pemësh.
Në fakt, deri në vitin 2018, Shqipëria kishte humbur 378 hektar tokë pyjore, duke u zvogëluar nga 1,052,237 hektar në 1,051,859 hektarë për periudhën midis 2016 dhe 2018.
Veliaj më pas pretendoi se ai fitoi një çmim nga Kombet e Bashkuara për Tiranën si “një nga qytetet me performancën më të mirë ekonomike”.
Ai e postoi çmimin në 6 shtator pasi mori pjesë në Konferencën vjetore të Kombeve të Bashkuara “Urë për Qytetet 4.0 “, të mbajtur në Vjenë për zbatimin e Axhendës për Zhvillim të Qëndrueshëm 2030.
Kombet e Bashkuara konfirmuan se ai nuk kishte fituar asnjë çmim, që Tirana nuk ishte vlerësuar dhe se Kryetari i Bashkisë vetëm kishte marrë pjesë në një diskutim.
Le të mos harrojmë gjithashtu se Shqipëria dhe Tirana nuk riciklojnë asnjë mbetje, në vend të kësaj preferojnë groposjen dhe djegien. Kryebashkiaku Erion Veliaj shpalli me krenari landfillin e Sharrës si një vend i shkëlqyeshëm për njerëzit për të punuar dhe një histori suksesi për Bashkinë, derisa një djalë 17-vjeçar Ardit Gjoklaj humbi jetën gjatë punës në landfill.
Pas këtij aksidenti u zbulua se kompania 3R Shpk që po drejtonte landfillin nuk zbatonte asnëj masë të sigurisë në punë, nuk i kishte deklaruar punonjësit, mes tyre dhe minorenë, duke shmangur taksat dhe sigurimet shoqërore.
Pronari i kompanisë 3R shpk, Edurim Teqja u shpall në kërkim nga policia por pas hetimit, asnjë akuzë nuk u ngrit kurrë kundër tij. Në vend të kësaj, ai e ndryshoi emrin e kompanisë në në Alb-Tech Plast shpk dhe mori një licencë të re nga Ministria e Mjedisit në Prill 2019.
Kur ndodhi aksidenti, landfilli u propagandua nga Bashkia si një vend i shkëlqyeshëm “për një punë me sigurime shoqërore”. Për më tepër, Teqja ishte në atë kohë, kreu i Partisë Socialiste në Peqin.
Dy gazetarë që u përpoqën të hetonin dhe raportonin mbi skandalin u censuruan dhe u pushuan nga puna. Emisioni ‘Publicus’, i cili publikoi i pari një reportazh mbi ndodhitë e ngjarjes u mbyll.
Veliaj u akuzua atëherë për censurim të hetimeve të gazetarëve në media, dhe Partia Socialiste bojkotoi komisionin parlamentar të medias për të parandaluar një prej gazetareve të dëshmonte për të në publik.
Prandaj, më falni për cinizmin. Por, aq sa e dua këtë qytet, aq edhe nuk shoh ndonjë provë të vertet dhe efektive të Veliajt si hero të çdo lloj forme, aq më pak që ai të kujdeset për shëndetin e qytetarëve dhe mjedisit ku ata jetojnë.