Emisionet e debatit politik, dje në mbrëmje kanë pasur në qendër të diskutimeve arritjen e marrëveshjes opozitë – qeveri.
Më poshtë Exit News jep komentet në emisionet kryesore si Open në Top Channel, Real Story në News 24 dhe 360 gradë në Tv Ora News.
Andi Bushati, Open, Top Channel:
“Në të dy rastet [fotoja e Ramës me Trumpin dhe Bashës me Trumpin] janë para që nuk dihet se nga kanë dalë. Ne kemi parë nja 6 video nga ato të ambasadës amerikane për të ngritur reformën në drejtësi. Le të bëj një video me këto dy foto. Po nuk u gjykuan këto dy njerëz, reforma drejtësi është kot”.
Carlo Bollino, Open, Top Channel:
“Nëse nuk dëgjohet Nick Muzin, kjo dosje nuk zbardhet kurrë”.
Alban Dududshi, Open, Top Channel:
“Nëse historitë i lëmë në gojën e këtyre nëpër fotografira, apo në ekrane dhe gazeta si Bild, këto histori nuk kanë seriozitet. Serioziteti fillon kur flet drejtësia”.
Neritan Sejamini, Open, Top Channel:
“Partitë politike shqiptare janë të kapura nga interesa të paligjshme, qofshin këto të bizneseve, apo të tjera kriminale. Po nuk u ndërpre financimi i partive nga paraja e pisët, qeverisja në Shqipëri do të jetë gjithmon e korruptuar dhe e inkriminuar”.
Kreshnik Spahiu, Open, Top Channel
“Kjo është një marrëveshje [opozitë – qeveri] për të mos ndryshuar asgjë, as sistemin politik, as elektoral, as në dorëheqjen e Kryeministrit”.
Arion Sulo, Real Story, News24:
“Heqja e artikullit në mediat më të mira online nuk bëhet më, […]kjo është befasuese”.
Alfred Lela, Real Story, News24:
“Shkrimi i qenë jashtë kontekstit, pa lidhje me mikro dhe makro botën, për më tepër kur çështja ishte e mbyllur”.
Robert Rakipllari, Real Story, News24:
“Teksti nuk ishte i standardizuar me kohën. Por, PD nuk pati një reagim pas hedhjes së lajmit nga Bild”.
Agron Duka, 360 Gradë, Ora News:
“Marrëveshje të tillë Rama-Basha individuale unë nuk besoj kurrë që të ketë. Nëse do të ketë marrëveshje do të ketë opozitë-mazhorancë. Kështu u bë tashmë. U ulën në tavolinë, kemi përcaktuar dhe specialistët”.
Agim Nesho, 360 Gradë, Ora News:
“Shqipëria është aleati natyral i SHBA. Nuk kanë vëmendje, vendimmarrja është në nivelet burokratike të mesme akoma sepse nivelet e larta kanë probleme shumë më të rëndësishme”.