Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e anëtarit të KED, Ludovik Dodaj

Nga Exit News
Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e anëtarit të KED, Ludovik Dodaj

Komisioneri Publik apeloi të enjten vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të anëtarit të Këshilli të Emërimeve në Drejtësi (KED), Ludovik Dodaj.

Sipas KP, KPK nuk ka kryer një hetim të thelluar në të treja kriteret e vlerësimit; pasurisë, figurës dhe profesionalitetit për prokurorin Dodaj.

Me 8 qershor, KPK konfirmoi në detyrë prokurorin e Apelit, Dodaj me argumentin se nga hetimi është gjetur asnjë problem në asnjë nga shtyllat e vlerësimit, pasuri, profesionalizëm dhe pastërti figure.

Zoti Dodaj punon si prokuror pranë Gjykatës së Apelit të Durrësit prej vitit 2002. Në dhjetor të vitit 2019, ai u zgjodh përmes shortit anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>