Komisioneri i mbrotjes së privatësisë nuk mund të bëjë asgjë kundë "listës së zezë" të Ramës

Komisioneri i mbrotjes së privatësisë nuk mund të bëjë asgjë kundë "listës së zezë" të Ramës

Më 12 korrik, kryeministri Edi Rama publikoi ​​në Facebook një listë prej 100 emrash të zyrtarëve publikë, të cilët sipas tij ishin denoncuar nga “njerëzit e thjeshtë”. Këto 100 zyrtarë publikë kishin kërkuar para, kishin zvarritur punën, me pak fjalë  kishin “abuzuar” duke shfrytëzuar postin ndaj qytetarëve”.

Disa organizata të shoqërisë civile denoncuan veprimin e Kryeministrit Rama. Komiteti Shqiptar i Helsinkit, duke dënuar veprimin e kryeministrit, deklaroi:

“Publikimi në faqet e internetit ose në forma të tjera publike të të dhënave lidhur me këta persona, të cilat mund të jenë nëpunës civilë, specialistë të thjeshtë ose funksionarë në këto institucione, nuk janë vetëm ilegale, por gjithashtu mund të krijojnë shqetësime të panevojshme.”

Duke marrë shkas nga zemërimi publik që shkaktoi “drejtësia e njerëzve të thjeshtë” e Edi Ramës, Exit.al i kërkoi Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjes së të Dhënave nëse kishte ndonjë veprim që mund të ndërmerrej për këtë shkelje të hapur të privatësisë dhe shpifjeve publike.

Drejtoresha e Departamentit për Mbrojtjen e të Dhënave Pjerina Gaxha u përgjigj se asnjë ndërhyrje nuk ishte ndërmarrë nga Komisioneri për dy arsye:

-Asnjë nga 100 zyrtarët publikë në listë nuk kishin parashtruar ankesë zyrtare;

-Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave nuk mbulon faqet e internetit të rrjeteve sociale;

Me fjalë të tjera, Kryeministri ose pasuesit e tij lejohen të dërgojnë të dhënat personale të cilitdo zyrtari apo dikujt tjetër në “tabelën publike” pa ndonjë pasojë ligjore. Zonja Gaxha vuri në dukje se veprimet e Kryeministrit Rama bien nën politikën e privatësisë së Facebook-ut, dhe jo në ligjin shqiptar.

Është ironike që PD dhe më vonë PS, në vitet e fundit kanë propozuar ndryshime në Kodin Civil, të dyja duke u bazuar në një draft fillestar të ish-deputetes të PD, Majlinda Bregu, që paraqesin kufizime më të rrepta në publikimet online rreth njerëzve të veçantë. Të dy propozimet u përballën me rezistencë të konsiderueshme nga mediat dhe shoqëria civile.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>