Komisioneri për të Dhënat Personale nis hetimin mbi publikimin e të dhënave nga e-Albania

Nga Exit News
Komisioneri për të Dhënat Personale nis hetimin mbi publikimin e të dhënave nga e-Albania

Komisioneri për Mbrojtjen e të dhënave personale njoftoi se po shqyrton rastin e publikimit të të dhënave të qytetarëve nga portali e-Albania.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësi i Komisioneri, Redi Skënderi deklaroi se kjo ngjarje do të vlerësohet mbi prova dhe fakte.

“Në lidhje me rastin, me të cilin u njohëm nga publiket mediatike, po bëhen të gjitha vlerësimet e nevojshme ligjore për administrimin zyrtar të informacionit, apo provave të nevojshme për shqyrtimin administrativ të rastit, natyrisht për aq sa çështja në fjalë nuk hyn në juridiksionin penal.“

Skëndëri u shpreh se prej nisjes së fushatës zyra e komisionerit ka marrë 2 denoncime nga qytetarët, të cilat po i verifikon.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>