Komisioneri për zgjerimin: I zhgënjyer që nuk përparuam me Shqipërinë

Nga Exit News
Komisioneri për zgjerimin: I zhgënjyer që nuk përparuam me Shqipërinë

Komisoneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi është shprehur të martën se ndjehet i zhgënjyer që nuk mundën të bënin përpara me negociatat me Shqipërinë.

Përmes një postimi në mediat sociale, Varhelyi ka thënë se shpreson që shumë shpejt të ketë një përgjgije pozitive për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE.

I zhgënjyer që nuk mundëm të lëviznim përpara me negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë, por unë shpresoj që në një periudhë të shkurtër kohore të mund të jemi në gjendje. Ne na duhet të thyejmë bllokimin shpejt”, ka thënë komisioneri.

Ai ka shtuar se integrimi është i rëndëishëm jo vetëm për Ballkanin Perëndimor por dhe për Europën dhe se për këtë qëllim po punohet.

Kjo është shumë e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor dhe për Europën. Me rishikimin e metodologjisë për Ekonominë dhe planin e Investimeve, ne kemi një dritare unike për të mundur të çojmë rajonin përpara dhe për të dhënë rezultate të prekshme”, është shprehur Varhelyi.

Deklarata e Varhelyit vjen pasi Ministri gjerman për Europën, Michael Roth e ka konsideruar “gabim serioz” dështimin e miratimit të kornizës negociuse me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Më 30 nëntor ambasadorët e BE-së ranë dakord për të mos nisur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Bullgaria ka bllokuar nisjen e bisedimeve të pranimit për Maqedoninë e Veriut. Në 17 nëntor, ajo refuzoi të miratojë kornizën e negociatave të BE-së me Maqedoninë e Veriut në mbledhjen e ministrave të jashtëm të BE-së.

Nisja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut mund të miratohet në mars 2021.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>