Komisioneri për zgjerimin, Oliver Varhelyi, në konferencën e përbashkët me shefin e Politikës së Jashtme të BE, Joseph Borrel dhe kryeministrin Edi Rama, u shpreh se është punuar që për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri të ketë garanci.
Ai lëvdoi reformën zgjedhore duke thënë se zgjedhjet “janë përgatitur në një mënyrë mjaft tërësore.”
Ai përmendi marrëveshjen mes partive brenda e jashtë parlamentare të 5 qershorit në veçanti.
“Për blerjen e votës do të shohim nëse do të ketë veprime në terren. Ne duam që ligji të zbatohet me fuqi të plotë. Duam të shohim që të gjitha përpjekjet të bëhen nga ana e organizatorëve të zgjedhjeve kundër blerjes së votës”, deklaroi Varhelyi.
Regimi i tij erdhi mbasi Borrel deklaroi se për miratimin e kuadrit negocieus me Shqipërinë do të merrej parasysh edhe hetimi i blerjes së votave, në lidhje me audiopërgjimet e publikuara 2 vjet më parë.
Gjithashtu, tha Varhelyi, Shqiperia ka plotësuar të gjitha kushtet për mbajtjen e konferencës, përfshi vetingun dhe emërimet në Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese.
Kjo e fundit, sipas tij, konsiderohet plotësisht funksionale.
Komisioneri tha edhe se vendi ka bërë përparim të qëndrueshëm në luftën kundër korrupsionit dhe mbi bazë të këtyre përfundimeve do të rekomandohet hapja e negociatave.